• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush është Aleksia, vajza që Edi Rama e pati pranë në çdo takim në Gjirokastër (VIDEO)

29/05/2023
Kush është Aleksia, vajza që Edi Rama e pati pranë në çdo takim në Gjirokastër (VIDEO)

Fiks një muaj më parë në kulmin e fushatës elektorale kur Edi Rama zhvilloi një takim me gra e vajza në Dropull pati edhe një episod më të rëndësishëm sesa edhe vetë takimi. Një vajzë e vogël iu afrua aty pranë dhe krejt e shpenguar nisi të kërcente më të nën ritmin e këngës së fushatës. (Shih videon më poshtë)

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/05/Snaptik.app_7227476435890490629.mp4

Ramës sikur i kishte ardhur në shteg ky rast dhe nuk i ngelej asgjë tjetër veçse ta shfrytëzonte për të kaluar mesazhet që ai donte në një audiencë më të gjerë e gjithashtu për të dhuruar spektakël. Dhe kështu ndodhi. Kërcimi që bëri me vajzën rezulton të jetë video më e shikuar e fushatës në llogarinë e Kryeministrit në rrjetin Tik Tok. Plot 738 mijë shikime ka marrë ajo video e publikuar nga Rama me komentin e shkurtër “kur ta merr dhe kalamoni përpara…”

Viraliteti i kësaj video i rezervoi vajzës një vend të veçantë edhe në dy takime të tjera që Edi Rama zhvilloi në Gjirokastër duke u shndërruar kështu në një lloj simboli të fushatës së socialistëve në këtë bashki. 6-vjeçarja Aleksia Halili nga lagjja “Punëtore” u shfaq pranë Kryeministrit edhe në takimin e madh që u zhvillua në Parkun e Viroit. Teksa folësit ngjiteshin në skenë për të marrë fjalën, vajza ishte pranë kreut të socialistëve. (Shih videon më poshtë)

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/05/bandicam-2023-05-29-11-24-44-363.mp4

Episodi i fundit ishte në takimin e një dite më parë për turin e falenderimeve. Gjatë gjithë kohës në skenë Kryeministri ka qenë nën shoqërinë e Aleksias, e cila foli e recitoi një poezi përpara se Edi Rama të merrte fjalën. Edhe në përfundim të takimit Kryeministri zbriti skenën nën shoqërinë e 6-vjeçares. (Shih videon më poshtë)

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2023/05/bandicam-2023-05-29-11-42-04-718.mp4

Vajza s’ka munguar as në takimet elektorale të Flamur Golemit. Ky i fundit ka të publikuara në rrjetet sociale foto me Aleksian. (Foto me poshte)

Përveçse është një fëmijë i talentuar i dy prindërve mësues, për Aleksian nuk dihet asgjë më shumë dhe fundja s’ka arsye të mësojmë diçka më tepër. Për shkak të naivitetit të moshës së vogël as ajo vetë nuk kupton dot më shumë se si pa dashur u shndërrua në simbolin e fushatës së socialistëve në Gjirokastër dhe mori një vëmendje kaq të madhe. Me siguri kur të rritet do të ketë këndvështrimin e saj për gjithçka i ndodhi kaq vrullshëm brenda një muajji nga takimi në Dropull te ai në Gjirokastër. ©argjiroja.net

Related Posts

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin
Kryesore

I riu nga Tepelena rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

30/06/2025
Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie
Kryesore

Shefi i tenderave në rrjetën e SPAK, gjykata cakton masë sigurie

30/06/2025
Dogjën kullota dhe ullishte në Sarandë e Vlorë, ja kush janë dy piromanët e arrestuar
Kryesore

Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari

30/06/2025
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur

30/06/2025
Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)
Kryesore

Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

30/06/2025
Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)
Kryesore

Goditet në Sarandë grupi që vidhte mjete lundruese në Korfuz, 1 i arrestuar, 3 në kërkim (VIDEO)

30/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al