• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kurrë mos e pifshim! Helm na qoftë!”, Banorët protestojnë për mungesën e ujit në Berat: Turp i madh për shtetin. Nuk e duam fare ujin, duam viza për Amerikë (VIDEO)

17/08/2021
“Kurrë mos e pifshim! Helm na qoftë!”, Banorët protestojnë për mungesën e ujit në Berat: Turp i madh për shtetin. Nuk e duam fare ujin, duam viza për Amerikë (VIDEO)

Banorët në fshatrat e Kuçovës janë të ndarë prej disa kohësh tashmë, për shkak të një ujësjellësi që pritet të ndërtohet për zonën e tyre.

Banorët e fshatit Lumas kanë prej muajsh të tërë që protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit, madje prej disa ditësh 5 prej tyre janë futur në grevë.

Nga ana tjetër, disa banorë të tjerë ditën e sotme kanë folur me tone të ashpra kundër qeverisë, që sipas tyre nuk po ju ndërton ujësjellësin.

Një nga këta banorë duke folur për Fax News u shpreh se nëse qeveria nuk është në gjendje ta ndërtojë ujësjellësin, atëherë më mirë t;i japë vizat dhe të ikin në Amerikë.

“Ujë nuk ka. Unë kisha vetëm dy llafe. Nëse i jep të drejtë popullit, le t’ua japi. Nëse s’na jep të drejtë, më mirë mos na mbajë rrugës se po vritetn njerëzit kot. E dyta, jam i mendimit nëse nuk na bini ujë më mirë na shpërngulni si fshat e na nxirrni viza. Se ndryshe rrugë tjetër nuk ka. Po rrimë rrugëve kot. Mire ne se jemi të vjetër, po të rinjtë ku t’i çojmë ne? T’ju presim kokën?! Turp i madh për një shtet. Nuk qenka i zoti shteti të bika ujin këtu. Nëse nuk është i zoti të na thotë nuk e bin dhe te na nxjerrin vizat dhe ne ikim. Po vijnë arabt dhe po ikin me viza në Amerikë, e mos të ikim neve. Dua vizë, nuk dua ujin fare. Kurrë mos e pifshim ujin! Helm qoftë ai ujë! Ama jo ashtu. Lanet qoftë!”, tha ai.

Ditën e sotme banorët e pesë fshatrave Vodës Sheq, Belesov Koritëz Krekëz kanë organizuar një protestë në sheshin ku kryqëzohen këto pesë fshatra. Banorët kanë qënë me kova e fuçi bosh në duar duke demonstruar dhe treguar se në shtëpit e tyre nuk ka ujë. Por me kafsh dhe me mjete rethanore shkojn mbushin ujin në burimet e fshatit duke ecur me orë të tëra në këmbë. Ndërtimin e ujsjellsit nga bashkia Kuçovë banorët e këtyre fshatrave e kan pritur me shumë entuziazëm Protestuesit kanë pohuar se për më shumë se 30 vite e vuajn mungesën e ujit në banesat e tyre. Me pankarta në duar banorët janë shprehur se kërkojnë që punimet e nisura të mos ndërpriten.

Pak dite me pare, teksa banorët e fshatit Lumas kishin shkuar për të protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit pranë njësisë administrative të zonës, ka pasur një degjenerim të dhunës dhe përplasjes mes grupeve të ndryshme të qytetarëve. Në të njëjtën kohë pranë njësisë kanë shkuar banorët e disa fshatrave të tjerë që janë pro ujësjellësit, dhe në final janë përleshur mes tyre./ FAX News

Related Posts

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026
Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Kryesore

Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit

03/02/2026
Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë
Kryesore

Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

04/02/2026
Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al