• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur tri gra vendosin të zhduken nga vendi ku jetojnë!

07/07/2020
Kur tri gra vendosin të zhduken nga vendi ku jetojnë!

Nga Alba Malltezi

Eshtë e qartë që po përpiqemi të gjejmë 100 justifikime për ngjarjen tragjike të Kombinatit, ku një nënë me dy vajzat e saj u ngujuan deri në vetëflijim. Me ngulm po kërkojmë copëza nga jeta e tyre për të qetësuar ndërgjegjen tonë: ishin të çmendura, besonin në sekte, kishin dhimbje, babai ishte vetëvrarë…Po gërmojmë në jetën e tyre për të qetësuar veten, por e kotë, çfarë ka ndodhur tashmë është një dëshmi e pashlyeshme.

Jemi të sigurtë që banorët më të brishtë, më të ndjeshëm, më korrektë të shoqërisë sonë jetojnë mirë mes nesh? Jemi të sigurtë që edhe pse të arsimuara, aq normale dhe të pastra në foton ku i shohim të treja përkrah me ëmbëlsirë e neskafe me pana, mbi to nuk rëndonte prej kohësh si shkëmb i rëndë vështirësia për të “çarë përpara” në një shoqëri të tillë? Edhe nëse synonin ringjalljen, mesa duket jetonin në një ferr nga i cili kërkonin të shpëtonin prej kohësh, e kur ferri të mbërthen, duket se kanë dashur të anulohen e të ristartojnë siç bëjmë me një kompjuter.

Shqipëria duhet të ishte bërë një vend i mirë për më të brishtët e saj, por vitet kalojnë dhe ashpërsia dhe hendeku mes “të fortëve” dhe “normalëve” sa vjen e thellohet duke mbjellë viktima kudo. E qartë që në sipërfaqe shpërthejnë rastet më të bujshme: një i moshuar që djeg në radhët e një spitali të fortin që i rrëmben gjithnjë radhën e dializës, një vajzë e mitur e përdhunuar dhe e poshtëruar pa mbrojtje e respekt nga institucionet, dy vajza dhe nëna e tyre që treten e treten me dëshirën për t’u zhdukur e për t’u rikthyer ndoshta në një shoqëri tjetër. Më të mirë se kjo e tanishmja.

Keni provuar të realizoni një ide, një projekt, një dëshirë, pa njohur askënd? Pa paguar askënd? Pa u rekomanduar nga askush? Pa pasur mbrojtjen e një partie, të një medie, të një organizate, të një ambasade? Keni provuar të çani në jetë në Shqipëri me forcat tuaja? Do të duheshin forcat e një gjigandi, të një ciklopi, të një njeriu prehistorik që të mposhtte të gjitha kurthet, stërkëmbëshat, hilet, gënjeshtrat, falsifikimet që ngrihen nga të ngjashëm gjatë rrugës. Atëherë kush ja del? Të parët e më të privilegjuarit janë politikanët e ndryshëm dhe njerëzit përreth tyre, pastaj ata që punuan e u pasuruan me Padrejtësinë, pastaj trafikantët, pastaj “të fortët” e profesioneve. E këtë sukses, pasuri e lavdi e shpalosin në socialmedia, kaq e dukshme dhe e prekshme për të gjithë: Foto në superjahte, në superhotele, në super ristorante, të veshur me super firma.

Po si arriti t’ja dalë pa asnjë shkollë e mundim “vajza e Tixhes”, e si jeton në mjerim e pamundësi vajzat e shkolluara e të mbara të Zhanetës? Si ka mundësi që vajza e Tixhes pëlqehet nga 100 mijë shqiptarë në Instagram, me nga 20 mijë like përditë vetëm se fotografon të pasmet e vishet me Versaqe dhe flet vetëm idiotësira, ndërsa vajzat e Zhanetës ishin mbyllur duke u tretur e anuluar përditë? Si arriti të blejë vilën në resortin më të pasur e eksluziv të kryeqytetit vajza e Tixhës, e si mezi mundën të gjejnë një hyrje në Kombinat dy vajzat e arsimuara e të mbara të Zhanetës? E kuptojmë kush jemi dhe ku duam të shkojmë?

Vetëflijimi i Zhanetës, vajzës Anisës dhe rreziku ku ndodhet Blerta duhet të jetë një kambanë e fundit alarmi për një shoqëri si e jona. Nëse nuk kuptojmë edhe këtë sinjal të rëndë, shenjat nuk janë aspak të mira për shoqërinë që kemi ndërtuar të gjithë.(Shqiptarja.com)

Related Posts

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al