• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

10/12/2020
Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

Nga Carlo Bollino

Si do të ishte protesta e sotme(djeshme) nëse mijëra të rinj do të ishin ulur me orë të tëra para Ministrisë së Brendshme, në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, secili me një qiri në dorë, duke shfaqur vetëm fotografinë e Klodjan Rashës? Si do të kishte reaguar qeveria nëse një turmë e të rinjve pa një parti pas tyre do të kishte përmbytur derën dhe shkallët e Kryemistrisë me kurora dhe qirinj në kujtim të Klodjan Rashës, duke mbushur ndërtesën me një lumë mesazhesh dashurie?Kurrë nuk do ta dimë, sepse u ndëzën shashkat në vend të qirinjve, sepse fotografia e Klodjan Rashës shpejt u shkel nga vetë demonstruesit dhe në vend të luleve u hodhën gurë dhe çadra dhe çfarëdo sendi që ata militantë të partisë kishin nëpër duar. Nuk kishte idealistë të rinj për të udhëhequr protestën, por Sali Lushaj dhe djali i tij, Stresi, ndërsa ushtria e tyre e zemëruar u vuri flakën pemëve drerët plastikë dhe slitën e Babagjyshit të vendosura në trotuare për të zbukuruar qytetin.

Ajo që pamë në Tiranë nuk ishte dhimbja qytetare për vdekjen e padrejtë të Klodjan Rashës, por zemërimi i zakonshëm politik i shprehur nga ata që gënjejnë veten e tyre duke menduar ende qe mund ta rrezojne qeverinë duke përdorur dhunën. Në fillim në shesh kishte edhe të rinj normalë, ata të shëndetshëm dhe të indinjuar, ata që u përpoqën të vepronin si një mur kundër barbarëve që në vend të tyre thjesht donin të thyenin, digjnin, shkatërronin. Përfundimisht krahu i moderuar i sheshit, si gjithmonë, duhej të tërhiqej dhe para policisë mbeti grupi i zakonshëm prej pak qindra huliganësh të gatshëm për të bërë luftë guerile, që në vend të maskës anticovid, kishin atë të keqbërësve.

Zjarri i vendosur kudo, i cili mund të vështrohej pas reve të gazit lotsjellës, mban vulën e pangatërrueshme të bëmave të Sali Berishës dhe piratëve të tij. Këmbëngulja përpara radhëve të policisë mban vulën e zemërimit dhe të vendosmërisë së Ilir Metës dhe krahut të tij të armatosur. Të dy janë fajtorë për zhytjen e të gjithë opozitës në humnerën e përbuzjes popullore. Sepse nuk ka asnjë shqiptar qytetar, dhe ata janë shumica, të cilët nuk mund të durojnë më skenat e dhunës urbane të shkaktuara nga uria për pushtet.

Kohët kanë ndryshuar por Berisha, Basha dhe Meta nuk e kanë kuptuar. Dhe kështu, ndërsa ata u përpoqën me një pretekst tjetër për të sulmuar ndërtesën e qeverisë, duke arritur vëtëm të shuanin zbukurimet per Vitin e Ri të mbetura të pambrojtura, Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara njoftoi marrëveshjen me gjigantin farmaceutik Pfizer për të marrë vaksinat anti-covid për Shqipërinë që nga muajt e parë të vitit të ri. Dy muaj para votimit. Janë dy botë dhe dy vizione të kundërta, ndoshta të dyja mënyra propagande.

Por Rama e përdor atë për t’i bërë njerëzit të harrojnë gabimet e tij, ndërsa opozita, edhe një herë tjetër, arriti t’i bëjë njerëzit të harrojnë arsyet e saj. Në fund të ditës askush nuk e mban mend pse nisi protesta, por të gjithë do të kujtojnë se kush janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe se si kultura e tyre e hakmarrjes dhe dhunës nuk ka ndryshuar ende.(Shqiptarja.com)

Fjalë Kyce: babagjyshicarlo bolinosali berishaslitazjarr
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…
Blog

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

05/03/2021
Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!
Blog

Pse jeni vërsulur si qentë e egër mbi Luljetën dhe Najadën?!

05/03/2021
Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës!
Blog

Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës!

05/03/2021
Nora moj Nora!
Blog

Nora moj Nora!

27/02/2021
Kush është simboli i Përmetit?!
Blog

Kush është simboli i Përmetit?!

22/02/2021
Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm!
Blog

Edhe Enver Hoxha, Albin, ishte i pakorruptueshëm!

18/02/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Sot del lista e kandidatëve, zbardhet skema e Ramës për drejtuesit e qarqeve

08/03/2021
Moti/ Ja sa do ulen temperaturat sot

Ndryshon moti, ja si nis java

08/03/2021
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

07/03/2021
Anxhela Peristeri: I dola makinës para që të më shtypte

Anxhela Peristeri: I dola makinës para që të më shtypte

07/03/2021
Pamje të frikshme nga Saranda, momenti kur shembet tarraca me tifozë pranë stadiumit (VIDEO)

Pamje të frikshme nga Saranda, momenti kur shembet tarraca me tifozë pranë stadiumit (VIDEO)

07/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Sot del lista e kandidatëve, zbardhet skema e Ramës për drejtuesit e qarqeve

08/03/2021
Moti/ Ja sa do ulen temperaturat sot

Ndryshon moti, ja si nis java

08/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al