• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur mund të vaksinohen fëmijët nga Covid-19 ?

19/12/2020
Kur mund të vaksinohen fëmijët nga Covid-19 ?

Vaksinat e para anti–Covid në SHBA, priten të shpërndahen nëpër klinika në mesin e këtijmuaji, dhe shtetet po hartojnë plane se kush duhet të vaksinohet i pari. Por aty mungon një grup i rëndësishëm:fëmijët. Ndërsa 2 vaksina pritet të miratohen së shpejti për përdorim tektë rriturit, testimi klinik mbi fëmijët po nis vetëm tani, dhe vetëm tek adoleshentët. Prandaj ka ende shumë të panjohura.

Kur mund të vaksinohet fëmija im?

Tani për tani, duket se nuk ka gjasa që një vaksinë të jetë gati për fëmijët përpara fillimit të vitit të ardhshëm shkollor në gusht. Testet e dy vaksinave tek të rriturit, kanë treguar rezultate të mira, gjë që është premtuese. Por provat klinike me fëmijët sapo kanë nisur. Pfizer, që bashkëpunon me gjermanen BioNTech, e zgjeroi në tetor testimin e vaksinës anti–Covid tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Moderna njoftoi më 2 dhjetor, se planifikon të nisësë shpejti testimin e vaksinave tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç.

Rekomandimet e vaksinave mund të ndryshojnë sipas grupmoshës. Për shembull, Komiteti Këshillëdhënës për Praktikat e Imunizimit në SHBA, rekomandon që fëmijët nga 6 muajshderi në 8 vjeç të marrin 2 doza të vaksinës së gripit vitin e parë, ndërsa vetëm një dozë rekomandohet në vitet pasuese.

A do të kenë nevojë fëmijët për më shumë doza sesa të rriturit?

Nuk duket se numri i dozave të vaksinave anti–Covid, do të jetë i ndryshëm për fëmijët. Por kjo mund të ndryshojë pasi testimi po vazhdon. Vaksina e Pfizer po testohet tek adoleshentët me të njëjtin normë dozimi si për të rriturit, një seri me dy doza, në 3 javë distancë.

Edhe Moderna po planifikon të përdorë të njëjtin skedulim si për të rriturit:2 doza me 4 javë diferencë, në një testim të ardhshëm me 3.000 adoleshentë. Doza e dytë e vaksinës, shërben si një “goditje përforcuese”, pasi vetëm doza e parë nuk siguron një imunitet optimal.

A janë të sigurta vaksinat për fëmijët?

Deri më tani, nuk është identifikuar asnjë shqetësim serioz i sigurisë, as me vaksinat e Pfizerapo Moderna-s, por testet me fëmijët janë ende në fazat e hershme. Disa vaksina të tjera janë gjithashtu në zhvillim e sipër në botë, dhe disa prodhues kanë filluar testet me fëmijë më të vegjël në vendet e tjera.

Një shqetësim tjetër që ngrenë njerëzit, janë efektet anësore të përkohshme. Fëmijët kanë tendencën të kenë sistem imunitar më të fortë se të rriturit, ndaj ata mund të kenë reagime të përkohshme më të forta ndaj vaksinës. Kjo mund të nënkuptojë më shumë dhimbje dhe ënjtje në vendin e injeksionit për disa ditë, dhe ndoshta edhe ethe.

Këto efekte anësore janë të zakonshme me vaksinat. Ata janë dëshmi se sistemi imunitar po bën atë që duhet të bëjë, por ato mund të jenë gjithsesi të frikshme për prindërit. Si siguria e vaksinës, ashtu edhe gjasat e efekteve anësore të përkohshme, janë të rëndësishme për t’u kuptuar, sepse të rriturit dhe fëmijët do të kenë nevojë për të dyja dozat e vaksinës për të siguruar imunitet optimal.

A mjafton vetëm vaksinimi i të rriturve?

Vetëm vaksinimi i të rriturve, nuk do të mjaftonte për t’i dhënë fund pandemisë. Fëmijët ende mund të infektohen, ta transmetojnë virusin, dhe të zhvillojnë komplikacione. Nëse një vaksinë nuk është në dispozicion për ta, fëmijët ka të ngjarë të shërbejnë si një “rezervuar”për virusin, duke e bërë më të vështirë fundin e pandemisë.

Të dyja vaksinat kryesore, kanë raportuar deri më tani rezultate premtuese tek të rriturit: Shkalla e efikasitetit, është afro 94 për qind për vaksinën Moderna, dhe 95 për qind për Pfizer. Kjo do të thotë se rreth 95 për qind e të rriturve që vaksinohen janë të mbrojtur. Kjo normë më e lartë se sa pritej. Nëse vlen i njëjti efikasitet tek fëmijët, kjo gjë mbetet të shihet.

A duhet t’i mbajmë maskat ​​dhe distancimin social pas vaksinimit?

Ndërkohë, do të jetë e rëndësishme të vazhdohen masat standarde parandaluese, përfshirë distancimin social, mbajtjen e maskave në fytyrë, larjen e duarve dhe ndjekjen e udhëzimeve të tjera nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndërsa shpresa është që një vaksinë t’i lejojë njerëzit të rikthehen në një mënyrë më “normale” të jetesës, këto masa parandaluese do të jenë ende të nevojshme, edhe pas marrjes së vaksinës, derisa të dihen më shumë informacione rreth shkallës së mbrojtjes nga vaksina. / The Conversation – Bota.al

Fjalë Kyce: femijetkoronavirusvaksina
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

WhatsApp shpjegon se çfarë do ndodhë nëse nuk pranoni politikën e re të privatësisë
Argjiro +

WhatsApp shpjegon se çfarë do ndodhë nëse nuk pranoni politikën e re të privatësisë

22/02/2021
I zuri poshtë orteku, çifti shpëton mrekullisht falë qenit
Argjiro +

I zuri poshtë orteku, çifti shpëton mrekullisht falë qenit

31/01/2021
Shtëpia e njeriut më të pasur në botë (FOTO)
Argjiro +

Shtëpia e njeriut më të pasur në botë (FOTO)

31/01/2021
KESHILLAT: Si t’i shfrytëzoni në maksimum mbrëmjet me dhe për fëmijët tuaj
Argjiro +

KESHILLAT: Si t’i shfrytëzoni në maksimum mbrëmjet me dhe për fëmijët tuaj

31/01/2021
Shkencëtarët zbulojnë një terapi gjenetike që vonon plakjen
Argjiro +

Shkencëtarët zbulojnë një terapi gjenetike që vonon plakjen

20/01/2021
Alarm në Kinë, rreth 5 mijë kuti me akullore kontaminohen nga Covid 19
Argjiro +

Alarm në Kinë, rreth 5 mijë kuti me akullore kontaminohen nga Covid 19

18/01/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

06/03/2021
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

05/03/2021
Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

Ç’po ndodh?/ Disa shtete amerikane po heqin masat kundër Covid

05/03/2021
Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse

Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse

05/03/2021
Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

05/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

06/03/2021
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

05/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al