• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur Genc Ruli spiunonte shokun e fëmijërisë: Është djalë i mirë, por ankohet se lodhet e paguhet pak (Dokumenti)

31/03/2021
Zbardhet pasuria e Genc Rulit, deputetit të Gjirokastrës

Nga Ilirjan Blloshmi

Si ishte ajo puna me ish- spiunet qe tha Basha?

Kur Genc Ruli i dilte deshmitar shokut te tij. Në vitin 1979, Genc Ruli, është thirrur të dëshmojë kundër shokut të tij Gjergji. Sipas dokumentit, dëshmia është marrë nga hetuesi Arben Shkodrani.

Genc Ruli në atë kohë ishte student i Ekonomikut. Sipas dëshmisë së tij ai dhe Gjergji kanë qenë shokë fëmijërie.

Genci dëshmon se Gjergji “dikur ka qenë djalë i mirë, por më pas filloi të kritikonte dhe të ankohej, madje se ka pasur pretendime se lodhej, paguhej pak dhe se nuk lejohej të shkruajë, pasi e ndiente veten me talent”.

Po sipas dëshmisë, Ruli i ka folur dhe i ka kërkuar që të reflektojë edhe se ajo që ka hasur në realitetin jashtë Shqipërisë është bolshevizëm. Ruli, sot demokrat, ka qenë i shqetësuar për pikëpamjet e shokut të tij për kapitalizmin dhe diktaturën.

Frangmente nga dëshmia e Rulit për shokun e tij:

“Në vitin e tretë të gjimnazit Gjergji filloi të dale nga binarët, shoqëroheshe me nxënës të dobët, me sportistë dhe ia kishte varur plotësisht shkollës. Unë më poshtë do ju pasqyroj pikëpamjet armiqësore të Gjergji _ecit (mungon gërma nistore e mbiemrit) dhe si I kam luftuar unë ato pikëpamje…

…Në vitin 1978 Gjergji filloi punën si magazinier në Ujësjellës. Në fillim e kishte me qejf kurse më vonë filloi të më ankohej duke thënë se lodhem shumë. I kam thënë se ti nuk ke punuar ndonjëherë, prandaj edhe ankohesh kështu.

Ai mua më ka thënë se rrogën që merr punëtori tek ne është e vogël, nuk përballon dot jetesën e tij, kurse punëtori që është jashtë shtetit merr rrogë të madhe. Unë I kam thënë ti mos e nis nga rroga që merr punëtori jashtë shtetit por nisu nga ajo që çfarë nevojash plotëson punëtori me atë rrogë që merr, i kam bërë ekonomi politike duke i thenë se çfarë është paga minimale.

Ai më fliste se punëtorët jashtë shtetit bëjnë qejf dhe marrin shumë pare. I kam thënë se ti mund të kesh parë në televizor punëtorët por ata janë aristokracia e klasës punëtore dhe nuk është klasa reale punëtore.

Gjergji, me bisedat që ka bërë me mua ka thënë se këtu në Shqipëri ka diktaturë, njerëzit nuk janë të lire të bëjnë çfarë të duan biles më kujtohet kur unë po lexoja nga Marksi veprat e zgjedhura, Gjergji më ka thënë se Marksi ka thënë “se komunizmi presupozon një zhvillim të lirë dhe të gjithanshme të individit”.

Këtë citat të Marksit Gjergji e interpretonte shumë keq.

Po gjithashtu Gjergji më ka thënë se unë jam për një liri veprimi të pa kufizuar, unë ja kam kundërshtuar këtë mendim duke i thënë se liria e individit kondicionohet nga liria e kolektivit. Unë ja kundërshtoja mendimet e tij armiqësore…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al