• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur burracakut na i dilka boja

17/10/2021
Kur burracakut na i dilka boja

Nga Alma Nikolli

Kur kam kohë lexoj ndonjë tip lajmi nga mediat shqiptare. E nganjëherë edhe kur s’kam kohë ndonjë lajm vjen “dhunshëm” para syve. Kryesisht lajmet me dhunë. 24 orëshin e fundit, kryefjala e botës virtuale rreth meje, ka qenë historia e dhunës ndaj gazetares së ashtuquajtur Paloma. Prej se lexova sa aty këtu ndonjë thërrime, më mbeti në mendje. E kam huq, kur diçka ma bluan mendja duhet patjetër të ulem të shkruaj dy fjalë.

Sot e pata të vështirë se më duket temë/realitet tejet delikat dhe i dhimbshëm, që e jetojnë shumë gra. Shumë gra nga ato që duket se i buzëqeshin jetës… E pak pasi rrihen e torturohen, ia hekurosin mirë e mirë këmishën burrit/burracakut e dalin në fotografi si familje e lumtur. Jo prej dëshirës, po prej frike e kryesisht: prej fëmijëve!

Palomën nuk e njoh si gazetare. Nuk ia njoh veprimtarinë. E kujtoj prej vitesh si ajo vajza ngacmuese e “Fiksit”, që nuk u shqitej politikanëve pa ua marrë një përgjigjie. Duke qenë më e re, mbase e kam idealizuar më shumë se sa duhet, por në këndvështrimin tim kategorizohej si një vajzë e fortë, luftarake dhe e gjallë.

Një gazetare që jo vetëm është zë i vetes, por edhe i zërave të mbytur. Por ja që jo. Ajo vajza paska fëmijë e burrë, ajo vajzë qenka grua dhe u dhunoka. Qenka dhunuar. Nga një tip burri i alkoolizuar, që vazhdoka të jetë burri i saj. Ama version i ndryshuar. Version i lënduar nga publikimi i historisë.

Nuk jam askush të gjykoj zgjedhjen e askujt. Kushdo ka të drejtë të besojë te ai që do. Çdo grua ka nevojë të jetë e lirë të gabojë për së treti, e për së njëmijëti…ama askush, askush nuk ka të drejtë morali, zemre e njerëzore të justifikojë një dhunues.

Lexoj komente që thonë: “Pse ia nxori bojën burrit?”

Bojën? Cilit burrë?

Një njeri, njeri i thënçin, tip burri, burracak nuk ka bojë, nuk ka ngjyra. Është skëterrë. Si një ushqim i shkrumbuar që nuk hahet më, e gjithë çka lë pas është tenxherja e pistë dhe era e keqe. Këta burra janë t’u nxjerrësh para ligjin më të ashpër e burgun, por shpesh shteti vepron pasi janë bërë vrasës së grave.

Shoqëri moralizuese, moral-keqe që të thotë mbyll gojën kur po dhunohesh e të qan kur dhunuesi të vret. Gra të forta, mos dëgjoni botën. Njerëzia flet përherë kollaj për punët tuaja, dhimbja juaj nuk i dhemb. Njeriu që ka jetën bosh mundohet të plotësoje hapësirat e tjetrit, ju lutem injoroni çdo njeri. Thuajeni të vërtetën tuaj, denoncojeni dhunuesin. Grua e fortë, jeta ka gjithmonë një rrugë që ka masë vetëm për hapat e tu!

Related Posts

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025
“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”
Blog

“Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë pardon popullsisë shqiptare të Çamërisë për krimet e bëra!”

05/07/2025
The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al