• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro rrëfen një bisedë mes konsullit François Pouqueville dhe një kalimtari (përmetar) me frëngjishte perfekte

11/07/2020
Kumbaro rrëfen një bisedë mes konsullit François Pouqueville dhe një kalimtari (përmetar) me frëngjishte perfekte

Nga Mirela Kumbaro/ Për #Përmetin që nuk dimë

Shiko tani, se #Përmeti nuk është vetëm ç’të sheh syri sot, ujëra termale, lagje historike, kisha të bukura, gliko e raki, por nuk do mjaftojë asnjë nga promovimet që i bëjmë këtij qyteti e kësaj zone për të thënë se sa nur e fisnikëri kanë përmetarët. Në shekuj!

Dy shembuj më poshtë dhe fol vetë pastaj!

Unë mendoj se shumë pak është folur për vlerat historike të njerëzve të kësaj treve, është një thesar më vete për t’u zbuluar.

Shpesh herë për të njohur Shqipërinë kur Shqipëria nuk ekzistonte si shtet, domethënë kur ekzistonin shqipëtarët por jo Shqipëria, ne u referohemi udhëtarëve të huaj të cilët jo vetëm e kanë përshkuar vendin tonë por, për fatin tonë shumë të madh, edhe kanë shkruar e kanë botuar shënimet e tyre, që janë si burim uji në një tokë të tharë, sidomos kur flitet për shekullin XIX, periudhë nga e cila gjejmë shënimet më të rëndësishme, që s’kanë të paguar.

Dhe Përmeti është nga ato zona që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
Ja ku sjell sot një foto të pikturës së hollandezit të famshëm për ne Edward Lear i cili nuk e la Përmetin jashtë bllokut të vizatimeve të tij, në prill të vitit 1857


PIKTURA E EDWARD LEAR, POSTUAR NGA MIRELA KUMBARO
Por, edhe më interesante akoma është një fragment nga shënimet e udhëtimit të François Pouqueville, konsulli I parapëlqyer i Napolon Bonapartit pranë oborrit të Ali Pashait, në fillim të shekullit XIX, I cili tregon:

“Më në fund, gjysmë lege prej lumit që zbret nga Leusa, hymë në Përmet ku udhërrëfyesit e mi kishin dhënë porosi të gatitej një banesë te koxhabashi.
Po gëzohesha që gjendesha mes njerëzve, kur u shfaq një plak i nderuar që më përshëndeti në frëngjishte dhe me maniera aq të përkujdesura sa për një grimë mbeta pa i kthyer dot përgjigje. Meqë ishte shurdh nxori e vuri në vesh një kornet akustik me anë të të cilit munda të hyja në kuvendim me të. Me tregoi për udhëtimet e tij në Francë dhe për qëndrimin e tij në Paris. Kishte frekuentuar kafenenë “Prokop”, ku kishte njohur Diderot-in, Dalembert-in, Freret-in dhe burrat e letrave të shekullit të kaluar. Citonte vargjet e Racine-t, të Corneille-it, të Voltaire-it dhe, pa u shtirë aspak sikur qe njeri i shkencës, më dëshmoi se e njihte fort mirë letërsinë tonë…Kur më foli për Versajën dhe për mbretin e Francës nuk e mbajti dot mallëngjimin. Dhe kur shpreha habinë që ai, si kishte njohur Francën, kishte dashur të ngulitej në një vend barbar, m’u gjegj:

“Përmeti është vendlindja ime dhe njeriu i urtë e i kujdesshëm mund të jetë i lumtur kudo, ja ku jam vetë një shembull i pakundërshtueshëm. Kam parë qytetërimin më të shkëlqyer, kam jetuar te populli më i mirësjellshëm në botë, dhe megjithëkëtë desha e ktheva në atdheun tim”.

François-Charles-Hugues-Laurent Pouqueville
(Nga: Voyage de la Grèce par F.-C.-H.-L. Pouqueville, Deuxième édition revue, corrigée et augmentée, Tom. 1, Librairie Firmin Didot Père et Fils, Paris, 1826.)

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al