• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro bën bilancin e mjedisit dhe u kujton gjobat kryebashkiakëve “zhulsa”: Promovojmë riciklimin dhe kompostimin

01/10/2022
Kumbaro bën bilancin e mjedisit dhe u kujton gjobat kryebashkiakëve “zhulsa”: Promovojmë riciklimin dhe kompostimin

Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bëri bilancin e një viti në fushën e mjedisit, duke njoftuar drejtimin që do të marrë ky sektor drejt riciklimit dhe kompostimit.

“Ia dolëm me programet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e partnerëve shumë të vyer si qeveria gjermane, qeveria zviceriane, qeveria suedeze – të mbyllim në një vit rreth 15 plagë të rënda venddepozitimësh ilegale, ndonëse kemi dhjetra të tjera që kërkojnë zgjidhje. Mbyllëm e rehabilituam që nga tmerri i Gërhotit në Gjirokastër apo nga fusha e plehrave që digjeshin në Përmet, deri në venddepozitimet e paligjshme në Burrel, Kukës apo Krujë. Nga Skrapari apo Këlcyra deri në Laç, Cërrik, Fier e Lushnjë, Dimal, Kuçovë, Berat.”

Në eventin me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe pjesëmarrjen e të gjithë kryetarëve të bashkive, Kumbaro tha se aktualisht mblidhen 90% e mbetjeve në territor, po riciklimi është në nivele shumë të ulëta.
“Nga 50% që arrinim të mblidhnim në 2013, sot mbledhim rreth 90% të volumit të mbetjeve urbane, por pak arrijmë të riciklojmë, rreth 15%. Ndërsa prodhojmë mbi 888,000 ton mbetje urbane në vit. Na duhet të ndërtojmë modelin e ekonomisë qarkulluese. Jo çdo gjë mund të hidhet, shumë gjëra mund të ripërdoren, të rikuperohen pjesërisht, të riciklohen në mënyrë të organizuar duke i ndarë mbetjet që në shtëpi. Jo vetëm sepse e kemi detyrim dhe angazhim në kapitullin e mjedisit në negociatat e hapura me BE, por e kemi sidomos detyrim ndaj fëmijëve tanë kur mendojmë se çfarë Shqipërie do tu lëmë”, u shpreh Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ajo përmendi se Plani i Pastrimit Kombëtar ka vazhduar gjatë gjithë vitit me rezultate mbresëlënëse, ndërsa u përmendi kryebashkiakëve edhe gjobat nëse neglizhojnë në pastrimin e qytetit.

“Nuk e fsheh, nuk jam ndjerë aspak mirë kur Agjencia Kombëtare e Mjedisit është detyruar në zbatim të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të marra masa e të gjobisë disa kryetarë bashkie. Por, është detyrë funksionale dhe përparësi për çdo kryebashkiak që të mos ia lejojë vetes indiferencën apo dështimin në mbajtjen pastër të territorit”, tha Kumbaro, duke nënkuptuar gjobat që për herë të parë iu vendosën këtë vit kryebashkiakëve të Malësisë së Madhe, Poliçanit, Krujës dhe Vlorës për shkak të problemeve me pastrimin e territoreve të tyre.

Eventi u organizua në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar / GIZ duke promovuar modelet e suksesshme të Sarandës dhe Himarës ku mblidhet letra dhe plastike për riciklim duke krijuar të ardhura për bashkitë, apo modeli i Cërrikut që është pioner në procesin e kompostimit.
Këto modele do të shtrihen edhe më tej në bashki të tjera të vendit, teksa Kumbaro theksoi si prioritet për vitin 2023 edhe instrumentet e mbështetjes financiare për bashkitë që performojnë mirë dhe edukimin mjedisor në shkolla për ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve ndaj mbetjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al