• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumarxhinjtë e Politikës!

13/09/2020
Kumarxhinjtë e Politikës!

Nga Jorida Tabaku

Kur dy vjet më parë akuzova Edi Ramën, në emër të PD, se vendimi i tij për mbylljen e lojërave te fatit ishte thjesht një maskaradë, mu desh të përballesha me një çështje gjyqësore që vijon ende sot. Në fakt, kjo është pjesa qesharake e një historie që ka si zanafille një gënjeshtër alla-rilindje dhe si përfundim rikthimin e kazinove në zemër të kryeqytetit.

Nuk besoj se ka më njerëz që habiten nga premtimet fasade të Edi Ramës. Sikundër nuk kam më asnjë shpresë se atij i vjen turp nga gënjeshtrat qe i janë shndërruar në rutinën e përditshme të aktivitetit mbi 7 vjeçar të politikës.

Por shqiptarët ndryshe nga Edi Rama duhet të dinë apo t’u rikujtohet e vërteta e farsës se lojërave te fatit, kurdisur nga ai qe dikur përbetohej për mbyllje ndërsa sot firmos licenca kazinoje për klientët e oborrit te tij. Po të kthesh vetëm pak fletët e qeverisjes së rilindjes të shfaqet para syve “beteja” e Ramës kundër lojërave të fatit. Një hipokrizi e vërtetë e njeriut që nisi aksionin “Fundi i Marrëzisë” dhe e rriti numrin e lojërave të fatit nga 800 pika që ishin deri në vitin 2013 në 4200 të tilla në qeverisjen e tij. Asnjë naiv nuk e beson qe ky 5-fishim ndodhi rastësisht dhe pa bekimin e kryeministrit që ka në kontroll çdo institucion, përfshirë dhe ata në dukje të pavarur.

Në vitin 2015 qeveria Rama ndërmori një diskutim publik për të votuar një ligj për lojërat e fatit. Një ligj që ndryshoi deri në sekondat e fundit të seancës plenare vetëm e vetëm për t’i bërë ndere klientëve të kryeministrit dhe që kurrë nuk kishte synim rregullimin me ligj të tyre. Kështu një nga “arritjet” e ligjit të vitit 2015 ishte dhe shtyrja e afatit të vendosjes në jetë të këtij ligji me dy vjet.

Arsyet e shtyrjes së implementimit të këtij ligji natyrisht lidheshin me nismën e “Fundit të Marrëzisë” që qëllim fundor kishte marrëzinë pafund të basteve. Shqipëria u kthye në një mejhane bastesh që nuk rregulloheshin me asnjë ligj dhe që rezultat kishin vetëm dhënien me koncesion të Sistemit të Monitorimit Online të tyre të cilin e fitoi edhe një herë një tjetër pjesëtar i familjes Rama.

Në dy vite me radhë, çdo raport ndërkombëtar nga DASH tek MoneyVal evidentuan

lojërat e fatit si një zhguall perfekt në të cilin pastroheshin paratë e pista të krimit të organizuar. Ndërkohë që ligji mbahej ende në sirtar, një vit pas votimit në kuvend të tij, kryeministri urdhëroi disa deputetë të mazhorancës që të propozonin një shtyrje të afatit kohor për aplikimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Pastaj i njëjti komision që kishte votuar pro ligjit për të rregulluar lojërat e fatit, të njëjtët njerëz që rrihnin gjoksin për aksionin “Fundi i Marrëzisë”, votuan në grup në dhjetor 2016 shtyrjen e Ligjit të Lojërave të Fatit që ishte miratuar me ndryshimet e kërkuara po nga e njëjta mazhorancë. Megjithëse dukej qartazi që shtyrja e aplikimit të ligjit ishte në fakt një qokë e pastër që qeveria dhe vetë deputetët po i bënin lojërave të fatit që ishin shpërndarë në atë kohë si kërpudha pas shiut.

Koha dhe përpjekjet tona për ta denoncuar këtë aferë nxorën në pah të vërtetën: njerëz shumë pranë qeverisë dolën të përfshirë në kompani bastesh, firma ndërtimi që ndërtojnë kullat në zemër të Tiranës i dolën lidhjet me kompanitë e kazinove dhe basteve. Vetë njerëzit e familjes së kryeministrit ishin të përfshirë në tendera dhe koncesione të lidhura me monitorimin e kompanive të basteve.

Mirëpo kur laku i qeverisë u shtrëngua sa nga pazaret që ajo kish bërë me elementë të ndryshëm kriminalë në fushën e basteve aq edhe nga raportet ndërkombëtare, kryeministri edhe një herë përdori një socialist të ndershëm e të vjetër. E nxori atë për ta përdorur si fasadë në sulmet e tij karshi biznesit të lojërave të fatit duke urdhëruar mbylljen e tyre dhe duke përdorur vargje kuranore e biblike.

Akuzoi atëkohë opozitën si bixhozxhie ndërsa shqiptarëve u shiti propagandën e njeriut që nuk luan kumar. U vesh me petkun e hoxhës dhe veladonin e priftit duke u predikuar shqiptarëve pastërtinë morale. Ndërsa sot urdhëron me VKM hapjen e lojërave të fatit në Tiranë.

Është i njëjti që citonte Kuranin në emisione televizive ai qe ka urdhëruar firmosje e një VKM-je në të cilën i jep shansin kazinove të hapen pranë xhamive dhe kishave. I njëjti që dy vjet me parë gati-gati vuri flatrat e engjëllit mbrojtës për familjet nga kumari dhe qe sot po ua ndërton kazinotë tek dera e shtëpisë.

Unë sërish nuk habitem që Rama nuk skuqet apo nuk turpërohet kur gënjen. Ky është një proces që u ndodh njerëzve normalë, ndërsa prej kohësh ai është i prekur nga patologjia e mbajtjes së pushtetit me çdo formë dhe mënyrë. Kjo sëmundje për fat të keq të shndërron në të pandjeshëm, paskrupullt dhe malinj deri në atë pikë, sa të mohosh gjithçka apo sa të urdhërosh pikërisht ato që kanë luftuar për mbylljen e lojërave të fatit të dalin e të mbrojnë vendimet e tij.

Nuk di nëse do ja ndryshojë avokatit të tij tezat për seancën e ardhshme gjyqësore me mua, që thjesht faktova 2 vjet më parë atë që po ndodh sot. Por sërish kjo mbetet pjesa më e parëndësishme e historisë së lulëzimit të kazinove në Tiranë. Një projekt famëkeq që do t’i shtojë kryeqytetit të betonuar dhe të helmuar nga ndotja një barrë të re për qytetarët. Të fundit, tashmë e kanë të qartë se duhet të shpëtojnë nga soji i kumarxhinjve të paskrupujt që luajnë në kumar fatin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj
Blog

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

02/02/2023
Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?
Blog

Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?

01/02/2023
Doktor Ylli që më çon larg në Salari
Blog

Doktor Ylli që më çon larg në Salari

30/01/2023
Një natë me gurët, sokakun dhe shtëpinë Kadare në Gjirokastër
Blog

Një natë me gurët, sokakun dhe shtëpinë Kadare në Gjirokastër

29/01/2023
Si rrëzohen Rama, Berisha e Meta bashkë
Blog

20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë

27/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe
Blog

Isuf Kalo, emblemë e Labërisë

27/01/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

Nuk deklaroi 13 mijë euro në Kakavijë, i riu ndalohet nga policia

02/02/2023
Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

Rama flet për Grida Dumën: Çështja McGonigal, një flluskë e madhe, që po përdoret pa lidhje

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al