• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kulla (e ajrit) nuk do të “digjet”

08/04/2021
Kulla (e ajrit) nuk do të “digjet”

Nga Sokol Balla

Dje u ndjeva i nderuar kur u ftova nga shtetet e Bashkuara në një eveniment të cilësuar bisede me kampionet e reformës në drejtësi me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin zotin Matthew Palmer bashke me pak kolegë të tjerë, të cilët mund të mos bien dakord me mënyrën si shkojnë gjërat politikisht në Shqipëri.

Siç e thash në fjalën time dje, biem dakord se reforma në Drejtësi si dhe orientim pro perëndimor dhe pro amerikan i Shqipërisë është i panegociushëm.

Vizita virtuale në Shqipëri e Zotit Palmer përfshiu biseda kokë më kokë me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryedemokratin Lulzim Basha. Këtij të fundit zoti Palmer i kërkoi që të rrisë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, pra të njohë rezultatin e zgjedhjeve sido që të jetë ajo. Por duket se mesazhet e tij janë lexuar ndryshe nga disa.

Sot kontrollorë ajrorë kanë uzurpuar këtë kullë duke ndërprerë trafikun ajror në Shqipëri dhe ulje-zbritjen në Rinas, ardhjen e pasagjerëve dhe vaksinave. Për më tepër kanë pezulluar operacionin përgatitor të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATOS në historinë e Ballkanit që do të fillojë një ditë pas zgjedhjeve, pra në 26 prill.

E thënë ndryshme se kjo grevë, që dukshëm ka sfond politikën ndikoi dhe tensionoi fushatën elektorale ka dhe pasoja në sigurinë kombëtare, në imazhin e vendit në veprimtarinë e NATO-s dhe është kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Ti marrim gjërat me radhë për t’i kuptuar më mirë.

Së pari AlbControll nuk është një kompani shtetërore por SHA, pra vepron me vetëfinancim. Të ardhurat ndahen në 3 pjesë, njëra i shkon euro kontrollit në Bruksel që kontrollon tërë hapsirën ajrore evropiane ku bën pjesë dhe AlbControl.

Pjesa e dytë i shkon shtetit. Pjesa e tretë i mbetet AlbControl i cili me këto të ardhura siguron pagesa super të larta për të gjithë stafin, ku më të paguarit janë kontrollorët ajrorë të kullës së Rinasit, të cilët u futën sot në grevë. Rroga e tyre shkon mesatarisht 5000 dollarë. Ata punojnë 1 ditë dhe pushojnë 2 ditë.

Mesatarisht 2 muaj në vit i kalojnë në trajnime jashtë shtetit, në Bruksel ,Luksemburg , Spanjë. Kontrollorët shqiptarë nuk janë gjeni, por janë njerëz normal si ne.

Hyjnë në këtë vend kryesisht me teza partie PS, PD, dhe sigurisht LSI. Tek ta investohet dhe ata kalojnë shumë teste brenda dhe jashtë vendit. Qëllimi është që ata të mos çmenden dhe mos bëhen të përdorshëm nga politika, apo largqoftë në organizata të rrezikshme.

Për shaka të rënies së trafikut ndërkombëtar ajror dhe për shkak të pandemisë disa prej tyre kanë shkuar në shtëpi përkohësisht, por janë paguar gjatë gjithë kësaj kohë me gjysmë page. Duke parë televizor e duke ngrënë pica janë paguar 2500 dollarë çdo muaj në kohë krize dhe ekonomie.

Megjithatë problem nuk është këtu. Këto kontrollorë kanë të drejtën për të kërkuar atë që ju takon, por jo për interesa politike dhe aq më pak në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për me keq jo në kurriz të aleatëve perëndimor.

Sipas burimeve, Ambasada Amerikane ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit dhe marrjen në kontroll te kullës së kontrollit. Ndaj,nëse keni parë sot ushtri dhe polici në Rinas mos mendoni se ka bërë Rama në kokën e vet, por ama dikush tjetër po tenton ti bëjë gjërat në kokën e vet, pavarësisht mesazheve që merr nga amerikanëve.

Pro ndërprerjes së grevës dhe ndërhyrjes së qeverisë u deklarua në mënyrën e tij edhe Lulzim Basha sot. Kreu I shtetit mbajti një tjetër qëndrim. Ai tha se greva nuk ishte zgjidhje dhe ndërkohë sulmoi në mënyrë agresive qeverinë sot pasdite në Vlore.

Ama në Vlorë u duk se Presidenti I bëri dalje kësaj kryengritje të kontrollorëve të ajrin. A thua ta ketë kuptuar më në fund mesazhin e zotit Palmer. Zoti Meta bëri publike disa kohë më parë takimin me këta kontrollorë, ku shumica prej tyre i përkasin partisë së tij.

Ndoshta sot ishte momenti që ai tu thoshte atyre të ktheheshin në punë, sepse me siguri ato do e dëgjonin më shumë atë. Ndoshta dhe kjo kryengritje do të përfundojë dhe aty ku e nisi, në presidencë. Ish-drejtuesi i kësaj agjensie më ka treguar se në qershor të vitit 2007 dy ditë para mbërritjes së Air Force One dhe Presidentit George H. W. Bush, kulla e kontrollit ne RINAS u morë në kontroll nga ushtria amerikane.

Marinsat përzunë stafin shqiptar dhe u thanë atyre të kthehen pas 48 orësh. Për 2 ditë rresht amerikanët kontrolluar trafikun ajron mbi Shqipërinë. Kulla e kontrollit dhe teknologjia e saj është një investim strategjik amerikan dhe çka shihet në ekranin në Rinas shihet në kohë reale në një tjetër ekran në Amerikë.

Hapësira Amerikane Shqiptare kontrollohet në mënyrë të dyfishtë nga një bazë ushtarake e NATOS në Spanjë.

Pra, me këtë grevë askush nuk mund të luajë pa marrë parasysh rrezikun që e pret. Disa prej lëtyre kontrollorëve ndoshta do të përballen me burgun, ironikisht edhe për shkak të ndryshimeve në kodin penal për pandeminë të bëra dhe të firmosura nga vet Ilir Meta.

Urdhëruesit e tyre politik të kësaj kryengritje sigurisht do të kenë tashmë një llogari tjetër të hapur shtesë me Amerikanët. Sigurisht, sikur të mos mjaftonte ato që ata kishin dhe gjithçka besoj motivohet nga fushata elektorale, ku duket se sërish shqiptarët do të duhet të zgjedhin jo për programet dhe kandidatët më të mirë, por për drejtimin që duhet të marrë Shqipëria.

Drejtimin perëndimor apo atë tjetrin qorr të shtrembër dhe të orientuar në horizontin e gabuar. Shembullin e dha sot kulla e Rinasit, ajo i mbeti sërish SHBA-ve. Siç thuhej dikur në një film shqiptar, një mesazh për beqiranët, kulla e bardhë nuk do të digjet.

Related Posts

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë përfundon në kanal
Kryesore

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë përfundon në kanal

13/09/2025
Mbanin në banesë armë zjarri dhe fishekë, arrestohen babë e bir
Kryesore

Mbanin në banesë armë zjarri dhe fishekë, arrestohen babë e bir

13/09/2025
Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

13/09/2025
Shembja e bujtinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30 vite votë për Ramën, e sot na pushkaton
Kryesore

Shembja e bujtinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30 vite votë për Ramën, e sot na pushkaton

13/09/2025
Aksident i rëndë, humb jetën 47-vjeçarja, tre të tjerë të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 47-vjeçarja, tre të tjerë të plagosur

13/09/2025
Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit
Kryesore

Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

13/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

“E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

14/09/2025
Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

Merr fund martesa e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës?

13/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al