Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtim në aksin Këlcyrë-Përmet. Konkretisht rruga në hyrje të qytetit të Këlcyrës është dëmtuar në krahun e djathtë. Siç shihet nga pamjet që sjell Argjirolajm.net trafiku i mjeteve është devijuar. Pritet që në javët e ardhshme të nisë ndërhyrja e Autoritetit Rrrugor Shqiptar për të frenuar dëmtimin e mëtejshëm të rrugës dhe për të rikthyer lëvizjen si më parë.