• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kujdes, kujdes nga banania!

03/01/2022
Kujdes, kujdes nga banania!

Nga Lutfi Dervishi

Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të pëlqyer për konsumatorët shqiptarë dhe sipas lajmeve të fundit jo vetëm për konsumatorët!

Sipas doganave në Shqipëri janë 47 firma që merren me import bananesh. Shifra merr kuptim më të plotë kur i vendos përballë numrit 10 të kompanive që merren me import gruri dhe mielli. Pra 47 firma importuese të bananes dhe 10 të miellit dhe grurit!

Ne konsumojmë 7.3 kilogram banane për frymë, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut konsumohen vetëm 0.5 kilogram për frymë.

Maqedonasit e kanë konsumuar këtë frut edhe gjatë komunizimit. Mesa duket ne sot kompensojmë mungesën e bananes gjatë periudhës së komunizmit.

Asgjë nuk shijon më shumë se “fruti i ndaluar”! Kjo duket është arsyeja që për konsum ja kalojmë Kinës (2 kilogramë për banorë) dhe vetë Francës që konsumon 7 kilogramë. As Republikat e Bananeve nuk konsumojnë kaq shumë banane!

Marketingu duhet të ketë pjesën e vet në këtë triumf të bananes. Një prej këngëve të njohura në vitet 90 ishte “Bananja” Edhe spotet e tanishme televizive janë mjaft ndjellëse për konsumatorin: “Për një jetë plot energji”; “Bananja fruti magjik”.

Për herë të parë në Europë këtë frut e solli Marco Polo dhe spotet këtu për bananet më shumë se për origjinalitet spikasin për plagjiaturë. Vetë Marco Polo e quajti bananen “Molla e Parajsës”.

Por molla e parajsjës këto vitet e fundit po sjell edhe telashe për importuesit. Aq shumë telashe sa ndonjëherë nuk është e qartë nëse policia sekuestron kokainë mes bananesh apo banane mes kokainës?

Ne i importojmë bananet nga Amerika Latine. Por nëse i hedh një sy statistikave, eksportuesit më të mëdhenj janë gjetkë. Në Indi prodhohet 26% e bananes, në Kinë 10% e gjithë sasisë.

është e çuditshme se pse firmat tona nuk importojnë nga këto dy vende aq më tepër që nga këto dy vende nuk ka kokainë dhe në këtë mënyrë nuk rrezikojnë t’u kompromentohet ngarkesa dhe emri i mirë.

Edhe diçka tjetër: importi nga Kina dhe India është me leverdi ekonomike. Për shembull nëse një arkë me banane në Ekuador është 6.5 USD, po e njëjta arkë me banane në Kinë kushton 3.7 USD dhe në Indi vetëm 3 USD.

Pra ka vende ku bananja mund të blihet më lirë dhe të vij në Shqipëri e pa shoqëruar me probleme që në të shumtën e rasteve dërgojnë në burg shoferë dhe punëtorë ngarkim- shkarkimi. Ndaj siç thoshte teksti i këngës së mirënjohur: “kujdes, kujdes nga banania”.

Related Posts

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital
Blog

Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

01/11/2025
Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë
Blog

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

31/10/2025
Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës
Blog

Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës

28/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë
Blog

Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

06/10/2025
Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, ja sa po vaksinohen
Blog

Braktisja e të moshuarve

26/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Spalleti debuton me fitore te Juvja, bardhezinjtë thyejnë Cremonesen

Spalleti debuton me fitore te Juvja, bardhezinjtë thyejnë Cremonesen

02/11/2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital

Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

01/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al