• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kthehet nga Greqia, Petrit Lulo zbulon se komshiu i ka zaptuar pronën (VIDEO)

05/10/2022
Kthehet nga Greqia, Petrit Lulo zbulon se komshiu i ka zaptuar pronën (VIDEO)

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ankesë nga një qytetar i Piqerasit në Himarë, i cili ka një problem pronësi dhe i kanë zaptuar tokën. Është fjala për qytetarin Petrit Lulo, i cili pasi u kthye nga Greqia zbuloi se toka e tij është zënë dhe rrethuar me gardh e derë nga komshiu i tij. Petrit Lulo, sipas dokumenteve, është pronar i 300 metra truall shtëpie dhe zotëron gjithashtu edhe 2 mijë metër katrorë tokë bujqësore.

Petrit Lulo ka marrë një përgjigje nga njësia Lukovë për të rrethuar pronen e tij me tel grabion, por nuk e lejon specialisti i policisë së zonës, Fatos Çela, ta bëjë këtë.

Zaptuesi i pronës së qytetarit është Eduard Veliu, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe së fundmi punon në IKMT-në e Bashkisë së Himarës.

“Jam nga Përmeti me origjinë, kam para ’90 këtu në Piqeras, kemi punuar në fermë, u trajtuam me tokë këtu. Kam patur shtëpinë këtu. Është 300 metra truall dhe 2 mijë metër tokë bujqësore. Për këtë tokë disponoj aktin e marrjes së tokës në pronësi. Ra shtëpia, u rrëzua vendi, zoti Eduard Veliu bëri rrugën këtu. Më kanë thënë që ka 2 muaj që filluar te IKMT në Bashkinë e Himarës. Kur e ka bërë këtë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak. Ky e gjeti bosh këtu meqë ne ishim në Greqi, futi rrugën, e rregulloi me mik unë nuk e di. Shkova në bashki, mora leje për të rrethuar. E rrethova pjesën përpara edhe erdhi zotëria prapë ma prishi. U ankuam te policia e Himarës, vjen inspektori i zonës Fatos Çela dhe thotë pezullohen punimet për 48 orë për arsye dokumentesh”, thotë denoncuesi Petrit Lulo.

Pas mbërritjes së emisionit Stop, denoncuesi thotë se policia e lejoi sërish të bënte rrethimin e pronës, por ia pezulloi sërish.

“Sapo erdhi emisioni Stop, në atë kohë më merr polici i zonës dhe më thotë vazhdoni punimet. Pastaj ndryshoi mendim, tha pezulloni punimet”, tregon ai.

Gazetarja e Stop, Odeta Gjevori, u përball në terren me policin Fatos Çela dhe me një polic bashkiak të cilët kërkonin pezullimin e rrethimit të pronës së Petrit Lulos.

Ndërsa zaptuesin e tokës, Eduard Veliu, i cili prej 6 vitesh ka ndërhyrë në tokën e Lulos, nuk e kanë ndaluar dhe as nuk i shembin derën dhe rrethimin që ka bërë në pronën e tjetrit. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Spiropali në Janinë, takohet me kryeparlamentarin grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti në Shqipëri ura miqësie mes dy vendeve!
Kryesore

Spiropali në Janinë, takohet me kryeparlamentarin grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti në Shqipëri ura miqësie mes dy vendeve!

23/05/2025
Artan Lame shkoi, mesazhi prekës i nënës dhe bashkëshortes: Më premtoi se do të…
Kryesore

Artan Lame shkoi, mesazhi prekës i nënës dhe bashkëshortes: Më premtoi se do të…

23/05/2025
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

I riu nga Memaliaj braktis makinën me 2 klandestinë, policia nis kërkimet

23/05/2025
Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë
Kryesore

Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë

23/05/2025
Dominon jugu, cilat janë qytetet me numrin më të lartë të divorceve
Kryesore

Dominon jugu, cilat janë qytetet me numrin më të lartë të divorceve

23/05/2025
E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. Kostaq Hila
Kryesore

E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re Prof.Dr. Kostaq Hila

23/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën argjiroja@gmail.com ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Vrasja e studentes shqiptare në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur

Vrasja e studentes shqiptare në Itali, hetimet marrin kthesën e papritur

23/05/2025
Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

23/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al