• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetarja e LRI: LSI të bën milioner

18/01/2021
Kryetarja e LRI: LSI të bën milioner

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa Bahiti, ka bërë një shkrim së fundmi për largimet e anëtarëve të LSI nga kjo parti duke iu bashkuar PS. Në shkrimin e saj ajo shprehet se këta individë po largohen pasi u bënë milionerë nga LSI dhe se partia për ta ishte si hotel me 5 yje.

Më poshtë shkrimi i saj i plotë:

Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe, më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar. Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë.

Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur, në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen. Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte Ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllain drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shume të tjerë…

Fatkeqësisht ata për shumë kohe gëzuan mbështetjen dhe mbrojtjen deri në sektarizëm dhe krahinalizëm të drejtuesve të LSI. Aq i dhimbshëm është ky fakt sa, këta mysafirë të “hotelit me 5 yje” po largohen pa paguar, duke ja lënë borxhet në kurriz elektoratit, anëtarësisë dhe rinisë së partisë. Sërish askush nuk u kërkon ndjesë atyre mijëra vetëve për deputetët,ministrat dhe drejtorët të cilët iu vunë mbi kokë ndër vite .

Ishin po ata drejtues që nuk pyetën asnjë ditë elektoratin dhe anëtarësinë a duhet të largoheshin nga parlamenti, a duhet të braktisnin zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i lënë njerëzit rrugëve të vetmuar përballë pushtetit më të çmendur të të gjitha kohërave të ortakëruar me oligarkinë vendase.

Për çdo kënd që kishte mendimin ndryshe për këto dy çështje automatikisht kishte një dënim, “pushkatim” politik nga sekti drejtues, pavarësisht kontributeve ndër vite dhe mbështetje pa kusht ndaj deputeteve, drejtorëve dhe ministrave që po i braktisin sot duke shkuar tek “Rilindja”.

Fatmirësisht autorja e këtij shkrimi nuk është më pjesë e asnjë strukture drejtuese të LSI dhe është drejtuese e një media modeste rajonale, si e tillë u bën dy thirrje atyre që po ikin; së pari, mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë! Dhe të rinjëve ; votojeni LSI-në sa më shumë por vetem nëse ajo ka një program konkret dhe strategji reale për ju . Dhe mbi të gjitha kërkojini llogari drejtueseve që të mos ju vënë më në krye vetëm ata që iu përmbushin oreksin sektit të tyre dhe të kërkojnë ndjesë me fakte dhe jo vetëm me fjalë për milionerët që po e shkelmojnë duke ikur tek “Rilindja”!

Related Posts

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026
Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!
Kryesore

Kumbaro: 11.2 miliardë lekë grant për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor!

15/01/2026
Kryesore

Ministri i Mbrojtjes thirrje të rinjve: Keni edhe 24 orë të aplikoni për t’u bërë ushtarë

15/01/2026
Rama: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Kryesore

Rama: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15/01/2026
Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën
Kryesore

Kakavija e bllokuar pa afat, fermerët grekë vijojnë protestën

15/01/2026
Rama emëron ish-deputetin e PD kryeinspektor të Përgjithshëm
Kryesore

Rama emëron ish-deputetin e PD kryeinspektor të Përgjithshëm

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spikati te Vllaznia, sulmuesi e mbyll në Iran, del lojtar i lirë

E KRYER/ “Made in Superiore”, ish-trajneri i Vllaznisë surprizon të gjithë kampionatin me dy transferimet e radhës

15/01/2026
Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

Debat i “ashpër” mes Inës dhe Brikenës: Këtu e gjete të bësh vajzën e ndershme?

15/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al