• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryeson qarku Gjirokastër me 13 fshatra, nis puna në terren me programin ‘100 fshatrat’

27/08/2018
Kryeson qarku Gjirokastër me 13 fshatra, nis puna në terren me programin ‘100 fshatrat’

Plani i qeverisë për të ndërtuar një model të suksesshëm zhvillimi në zonat rurale përmes programit 100 fshatrat tashmë ka kaluar në dorën e një akademie të dedikuar për këtë pjesë. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri me dije edhe detajet mbi mënyrën sesi do të procedohet për hartimin e planeve, organizmin e grupeve si dhe orientimin që do të marrë secili fshat në bazë të pikës së fortë. Gjithsesi orientimi mund të kufizohet në më shumë sesa një specifikë duke kombinuar potencialin që shfaqe secili prej fshatrave të përzgjedhur.

“22 grup fshatrash do të studiohen nga 22 skuadra pune të dedikuara të cilat do të punojnë për hartimin e modeleve të zhvillimit për secilin prej tyre. Skuadra e dedikuar do të ketë në përbërjen e saj pesë studentë, një drejtues grupi me status pedagog, një asistent grupi dhe një grafik dizenjator me kohë të pjesshme. Gjithashtu skuadrat do të mbështeten nga studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës si dhe nga Universiteti Bujqësor I Tiranës” thuhet në shpjegimin e Agjencisë.

E njëjta nënvizon se skuadrat do të punojnë me kohë të plotë në Tiranë dhe do të drejtohen nga drejtuesi i secilës. Gjatë kohëzgjatjes së akademisë gushti në dhjetor do të organizohen 4 workshope ku skuadrat do të mblidhen sëbahsku për të ndarë gjetjet dhe propozimet e secilit me të tjerët. Po kështu procesi do të asistohet nga drejtues të institucioneve publike në nivel qëndror dhe vendor si dhe ekspertë të jashtëm të cilët do të ndihmojnë në trajtimin më të thelluar të çështjeve dhe potencialeve të secilit fshat.

“Grupet e punës do të hulumtojnë mbi paketën e gjerë të potencialeve për ta kthyer në një paketë mundësish për investime publike e private në çdo fshat, të cilat do të krijonin 100 zona zhvillimi ekonomik rural të bazuar tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm duke shfrytëzuar trashëgiminë , mrekullitë natyrore dhe kapacitetet lokale. Grupet e punës duhet të ndërtojnë modele zhvillimi ku investimet nuk duhet të konceptohen si investime të përqendruara në 100 ishuj të veçante thjesht për të ndryshuar 100 fshatra por të krijuar 100 pika graviteti mbi të cilat me siguri do të krijohen rrathë zhvillimi dhe rrjetëzime të investimeve” thuhet në shpjegimin e AKPT-së lidhur me mënyrën sesi do të funksionojë organizmi i Akademisë 100+ fshatrat.

I njëjti dokument bën një ndarje të potencialeve që shfaq secili fshat i përfshire në listë duke nënkuptuar se mund të jenë më shumë se një pikë e fortë. Kështu të paktën 28 fshatra kanë si pikë të fortë natyrën, 72 të tjera kulturë, 68 kanë pasurinë ujore, 29 agro-përpunimin, 53 blegtorinë, 94 bujqësinë dhe dy prej tyre vetitë kurative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al