Shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të kulmojë nesër me një ceremoni të veçantë në qytetin e Tepelenës. I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Po kështu edhe kreu i organizatës Patagonia, Ryan Gellert, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe zyrtarë të tjerë lokalë. Vendimi për Vjosën u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë. Kjo është shkalla më e lartë e mbrojtjes ligjore që i jepet Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë. ©argjirolajm.net