Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti shqetësuese situatën ekonomike shkaktuar nga masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit.
Në një prononcim për median Kryemadhi nënvizoi se kryeministri i facebook duhet të lërë propagandën dhe të marrë situatën në dorë ose në të kundërt të largohet
“Shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve por ekonomia. Janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës. Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjëndje së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike.
Duhet të kthjellohemi dhe të qartësojmë duke nisur nga kryeministri i facebook që të lërë propagadën e tij sepse shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga PS”