• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryebashkiaku i Sarandës: Këtë vit çmime 20% më të lira, bulevardi do të jetë mbyllur (VIDEO)

02/06/2020
Kryebashkiaku i Sarandës: Këtë vit çmime 20% më të lira, bulevardi do të jetë mbyllur (VIDEO)

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma tha se prej dy ditësh hotelet kanë nisur të operojnë pranë plazheve, edhe pse nuk janë favorizuar nga moti. Ai theksoi se operatorët dhe bashkia i kanë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të suksesshëm në kushtet e reja për shkak të pandemisë COVID-19. “Në ditët në vijim presim fluks turistësh, fillimisht nga vendi e më tej nga Kosova e Maqedoni meqë janë hapur edhe kufijtë.

Do të jetë një sezon specifik në kushte të reja që na e dikton situata, jo vetëm për shkak të numrit më të vogël të turistëve, por edhe për shkak të protokollit të sigurisë që duhet të ndiqet, që ka të bëjë kryesisht me distancimin fizik. Besoj se situata do të vijë drejt normalitetit në ditët në vijim”, tha kryebashkiaku Gurma, teksa përsëriti se operatorët turistikë në Sarandë këtë vit kanë premtuar akomodime më çmime 20 për qind më lirë, çka sipas tij është një realitet që do ta provojë kushdo që do pushojë në qytet.

I pyetur lidhur me punimet në bulevardin e qytetit, i cili është në rikonstruksion, z. Gurma tha se duke qenë se investimi është 14-mujor, nuk do të jetë i mundur përdorimi i tij gjatë këtij sezoni, por shtoi se bashkia është duke punuar për një plan të ri masash, për të lidhur të dyja pjesët e qytetit dhe për të siguruar rrugë alternative kryesisht për këmbësorët.

“Investimi prej 5.7 miliard lekësh i qeverisë së Shqipërisë në bashkëpunim me BB, është një investim 14-mujor çka do të bëjë që bulevardi të mos jetë i aksesueshëm gjatë këtij sezoni, por gjithsesi duke qenë një investim afatgjatë në çdo periudhë të vitit ai nuk do të mund të aksesohej.

Jemi shpresëplotë se me ritmet e punës nga operatori i kontraktuar do të bëjë të mundur që bulevardi të jetë i hapur vitin tjetër”, tha kryebashkiaku i Sarandës.

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Kryesore

Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë

12/07/2025
romeo nazifi
Kryesore

Çmendet shqiptari në Greqi/ Tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al