Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, pas një konflikti me një person që është identifikuar si Ergest Xhelili, punonjes IT në bashki. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, ndërkohë që mësohet se Kokoneshi është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihet se për cilat arsye ka nisur sherri mes palëve apo nëse Xhelili është vënë në pranga pas plagosjes.