• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza energjitike, Basha: Tellalli nxori një plan, doli si lugat të dielën. Nesër depozitojmë kallëzim në SPAK

14/10/2021
Kriza energjitike, Basha: Tellalli nxori një plan, doli si lugat të dielën. Nesër depozitojmë kallëzim në SPAK

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se nesër PD do të depozitojë në Kuvend dosjen e abuzimeve me sektorin energjetik. Ai tha se nuk kemi të bëjmë me krizë energjetike por keqmenaxhimi dhe për këtë fajësoi qeverinë dhe OSHEE-në. “Tellalli në vijim të strategjisë së tij nxori një plan, ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, i marrë nga xhepat tuaj për t’ju ngarkuar edhe më shumë, jo pak por 200 mln euro. Doli si lugat të dielën.

Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE-së dhe kryebanditit Ardian Çela si mëlçitë që i varen në qafë ujkut. Duke zbrazur rezervat ujore hapën një pjesë të madhe të gropës që tani duan ta mbyllin me borxhin që kanë marrë, jo nga xhepat e tyre, por tuajat.

Të gjitha këto duhet të hetohen. Ndaj ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal, për t’ja vënë përpara fytyrës. Korrupsioni nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzojë me djersën e tyre.

Kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur prej fyti cdo familje. Sepse ajo që po ndodh përtej sektorit energjetik është po kaq e rëndë, ajo pasqyrohet në jetën e përditshme, varfërinë që sa vjen dhe shtohet” tha ai.

E ndërsa për familjarët, qeveria tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, Lulzim Basha u shpreh se kjo do të thotë se do të ketë për sipërmarrësit e mesëm dhe të mëdhenj, që po sipas tij do të ndikojë te rritja e çmimeve.

“Ajo që kuptohet është se do të ketë një rritje për sipërmarrësit e mesëm dhe të mëdhenj të vendit. Ky nuk është një lajm i mirë jo vetëm për ata, por edhe për qytetarët, pasi ajo që di çdokush është që energjia elektrike është pjesë e kostos bazë për gjithçka që prodhohet dhe shërbehet dhe kur ka një rritje, dinamika është kristal e qartë, do të rriten më shumë çmimet për qytetarët.

Kjo ka nisur. Njerëzit do të blejnë më pak, do të konsumojnë më pak dhe falimentim i bizneseve. A ka zgjidhje tjetër, sigurisht që po. Jo shtim i borxhit dhe rëndim për qytetarin, por frenim i babazisë duke hequr dorë nga PPP-të” tha Basha.

Related Posts

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet
Kryesore

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Kryesore

Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

08/07/2025
Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Kryesore

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike
Kryesore

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryesore

Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë

08/07/2025
Vatër e re zjarri në Poliçan
Kryesore

Vatër e re zjarri në Poliçan

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al