• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kritikat e forta të Enver Hoxhës për gazetën “Pararoja” në Gjirokastër: Nuk pasqyroi ngjarjet për tërmetin

07/12/2019
Fjalimi i çuditshëm i Enver Hoxhës për gratë e ‘njollosura’ 43 vjet më parë

Memorie.al publikon dokumente historike me proces-verbalin e datës 19 prill të vitit 1979, ku Enver Hoxha zhvilloi një mbledhje me sekretarët e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, Simon Stefani, etj., ku diskutuan rreth situatës që kishte krijuar tërmeti i 15 prillit të atij viti, si dhe nismat që kishin marrë disa ndërrmarje dhe kooperativa bujqësore në mbarë vëndin për të dhënë fonde fianciare apo nga një ditë pune për zonat e dëmtuara, si dhe kritikat e forta të udhëheqësit komunist ndaj gazetës lokale “Pararoja” të Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës, të cilët nuk kishin pasqyruar ngjarjet e tërmetit, por ishin mjaftuar vetëm me një shkrim me 15 rreshta…

SHOKU HYSNI KAPO: Kur dëgjova mbrëmë radion, shoku Enver, më bëri përshtypje lajmi për iniciativën e një kooperative bujqësore, e cila ka marrë përsipër të ndërtojë me shpenzimet e saj dy shtëpi në një nga fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Edhe kjo është një iniciativë e vlefshme dhe plotësisht e mundshme për t’u realizuar, sepse në vendin tonë ka sot kooperativa që kanë fonde e mundësi për të përballuar shpenzimet që duhen për një gjë të tillë.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po, ne sot kemi shumë kooperativa të tilla, në gjendje që të japin kontribute të kësaj natyre.

SHOKU SIMON STEFANI: Dje bisedova me shokët drejtues të Komitetit të Partisë të Rrethit të Lushnjës. Shoqja Lenka më tha se kooperativistët e Divjakës kanë shprehur dëshirën t’i japin shtetit një fond prej 100 apo 200 mijë lekësh t’i përdorë për zonat e dëmtuara nga tërmeti.

SHOKU ENVER HOXHA: E si të mos i japin ndihmë shtetit të tyre anëtarët e kooperativave tona bujqësore, kur neve na ofrojnë ndihma për këtë rast edhe të huajt, por që ne në asnjë mënyrë nuk i pranojmë? I gjithë populli ynë patriot, i edukuar nga Partia me ndjenja të larta revolucionare, me frymën e lartë të solidaritetit socialist, është ngritur në këmbë dhe po ndihmon shtetin, ndihmon vëllezërit e tij të dëmtuar nga tërmeti. Këto zotime e iniciativa janë të mira. Shtypi t’i propagandojë si duhet ato. Unë mendoj që letrat, telegramet e punonjësve, sidomos ato në të cilat bëhet fjalë për zotime e iniciativa konkrete, siç është rasti i kësaj ndërmarrjeje të Tiranës, t’i jepen shtypit dhe të propagandohen si iniciativa revolucionare. Kështu i gjithë populli, duke u njohur me to, do t’i përkrahë menjëherë. Kudo po vihet re një mobilizim e entuziazëm i madh revolucionar, jo vetëm për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga tërmeti, por, në të njëjtën kohë, edhe për realizimin e detyrave në frontin ditor të punës. Sot kisha një telegram nga Shkodra. «Të tërë jemi në këmbë, — thuhej atje, — i jemi përveshur punës dhe, me të gjitha masat që kemi marrë e do të marrim, do t’i ndërtojmë fshatrat, shtëpitë e objektet e tjera para afatit të caktuar.

Do të realizojmë dhe do të tejkalojmë planin në industri, në bujqësi e në tërë sektorët e tjerë”. Kjo frymë e lartë revolucionare e masave tona punonjëse të pasqyrohet mirë në shtypin tonë qendror e lokal. Gazetat lokale ta pasqyrojnë patjetër gjendjen e rëndë që është krijuar, veçse gabimi u bë qysh në fillim me dhënien e komunikatës për tërmetin. Ditën kur lexova komunikatën u thashë shokëve që pse keni vënë në to vetëm Shkodrën dhe Lezhën, kur tërmeti ka goditur edhe 5 rrethe të tjera, si Mirditën, Matin, Pukën, Tropojën dhe Dibrën.

Një gjë e tillë nuk është reale, për arsye se nuk janë prekur vetëm 2 rrethe, por gjithë Veriu i vendit tonë është dëmtual rëndë. I lexova me radhë gazetat, edhe ato të rretheve. Të gjitha në kryeartikujt e tyre me tituj me germa të mëdha shkruanin për mobilizimin e masave, i bënin thirrje popullit për t’u vajtur në ndihmë të dëmtuarve. Por, t’ju them të drejtën, më bëri shumë përshtypje qëndrimi i shokëve të gazetës «Pararoja» të Gjirokastrës.

Atyre u duhet hequr veshi për qëndrimin indiferent që po tregojnë në këto momente, kur kudo gjendja zien. Ndodhi një tërmet kaq i madh në vendin tonë dhe, kur të gjitha gazetat e rretheve kanë mbushur faqen e parë me njoftime për këtë ngjarje, në gazetën «Pararoja» janë mjaftuar duke vënë në një qoshe vetëm nja 15 radhë. Pse, nuk u bëri atyre përshtypje ky tërmet? Nuk i tundi vendimi i Komitetit Qendror të Partisë dhe i Qeverisë për zhdukjen e pasojave të tërmetit? Tash po tundet e gjithë Shqipëria, kurse në gazetë flitet për gjëra të dorës së fundit.

Sigurisht, edhe ato duhen, se çdo gjë ka rëndësinë e vet, por momenti aktual dikton diçka tjetër më të rëndësishme. Pse, me ato pak radhë që janë vënë në gazetë do të mobilizohet populli i Gjirokastrës? Apo mendohet se, meqë vjen gazeta «Zëri i popullit», nuk ka nevojë të shkruhet? Është gabim po të mendohet kështu, ndryshe Komiteti Qenclror i Partisë nuk do të kishte vendosur për nxjerrjen e gazetave lokale. Pastaj, jo të gjithë ata që abonohen në gazetat lokale marrin edhe «Zërin e popullit». Gazetat kanë një mision e detyrë të rëndësishm, prandaj duhet treguar kujdes që në to aktualisht të pasqyrohen mirë edhe hovi revolucionar e mobilizimi i masave për zhdukjen e pasojave të tërmetit.

(Botohet për herë të parë sipas tekstit të nxjerrë nga biseda e incizuar, që gjendet në A.Q.P.P.SH) Marrë nga Memorie.al

Related Posts

Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Duke nisur nga 12 tetori, 29 vende europiane heqin vulat në pasaporta. Ja çfarë duhet të dini në kufi

14/09/2025
Digjet një makinë në Ksamil
Kryesore

Digjet një makinë në Ksamil

14/09/2025
“Ku dreqin do t’i gjeni shoferët e taksive?!”, Rama vijon debatin për emigrantët shqiptarë me politikanin britanik (VIDEO)
Kryesore

“Ku dreqin do t’i gjeni shoferët e taksive?!”, Rama vijon debatin për emigrantët shqiptarë me politikanin britanik (VIDEO)

14/09/2025
“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët
Kryesore

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët

14/09/2025
Tenderat në dorë të Diellës, Rama: S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…
Kryesore

Tenderat në dorë të Diellës, Rama: S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…

14/09/2025
Vdiq në aksident me makinë të vjedhur teksa e ndiqte policia, historia e trishtë e 18-vjeçarit shqiptar në Itali
Kryesore

Vdiq në aksident me makinë të vjedhur teksa e ndiqte policia, historia e trishtë e 18-vjeçarit shqiptar në Itali

14/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)

Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)

15/09/2025
“Magjistari” Modric nderon Milan, Allegri pas Bologna-s: Objektiv mbetet rikthimi në Champions (VIDEO)

“Magjistari” Modric nderon Milan, Allegri pas Bologna-s: Objektiv mbetet rikthimi në Champions (VIDEO)

15/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al