Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ka vjedhur 1 pompë uji dhe mjete të ndryshme pune, në biznesin (gurore) e shtetasit V. C., banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.