Në kohën kur shpërtheu pandemia, ekspertët bënë thirrje të shmangen kontaktet e afërta dhe përshëndetjet të bëhen me bërryla apo me prekje këmbësh për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Por së fundmi kreu i OBSH-së thotë të shmanget dhe kjo lloj përshëndetje pasi bën që të afrohesh më shumë me personin tjetër, dke shkelur rregullin e distancës.
Në konferencën për shtyp nga Gjeneva Tedros Adhanom Ghebreyesus tregon se vetë personalisht preferon të vërë dorën në zemër në formë përshëndetje. Dora në zemër është një lloj përshëndetje tipike e shqiptarëve, në kushtet kur duhet të shmanget përqafimi apo puthjet në faqe.
‘Përshëndetja me bërryla nuk është e sigurt dhe mund të kthehet në burim të përhapjes së infeksionit. Gjëja më e mirë që mund të bëni kur përshëndeteni është të vendosni dorën në zemër’, u shpreh shefi i OBSH në postimin në rrjetet sociale pas konferencës.