• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i Antimafias italiane: Shqiptarët të dytët në botë për drogat e lehta

07/03/2017
Kreu i Antimafias italiane: Shqiptarët të dytët në botë për drogat e lehta

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit italian Franco Roberti në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen italiane “La Repubblica” është shprehur se “pas amerikano-jugorëve, shqiptarët janë komisionerët më të mirë të drogave të lehta në botë.”

I pyetur mbi ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë ditëve të fundit në provincën e Foxhias, mes të cilave zjarri i qëllimshëm në një kamp emigrantësh, i vënë nën hetim nga prokuroria si vend lidhje me aktivitetin e grupeve krminale apo sulmi me armë ndaj forcat të policisë në qytezën San Severo, nga persona të lidhur me krimin, Prokurori Roberti u shpreh se “në Foxhia ekziston një mafia e vërtetë që merret me trafikun e drogës, e grabitjet me armë”.

“Foxhanët, tha ai, janë liderët e trafikut të lëndëve narkotike në Itali, falë raportit të privilegjuar që kanë me shqiptarët, të cilët pas amerikano-jugorëve që janë të parët, janë komisionerët me të mirë të drogave të lehta në botë.”

Mbi lidhjet e mafias së Foxhias me grupet kriminale shqiptare si dhe duke iu referuar vizitës së tij të fundit në Shqipëri,  Prokurori i Përgjithshëm i antimafias italiane u shpreh se “jo më kot javën e kaluar isha për vizitë në Shqipëri i shoqëruar me prokurorin e Barit Giuseppe Volpe i cili po drejton një luftë të shkëlqyer kundër aktivitetit te grupeve kriminale në Foxhia  si dhe me prokurorin e Lecces e Katanzaros, Nicola Gratteri.”

“Nga autoritetet shqiptare, tha ai, kërkuam vigjelencë më të madhe e një shkëmbim informacioni më të shtrënguar, pasi nga ky trafik rrjedhin para të mëdha që më pas investohen në ekonominë legale, në rajonin e Puglias dhe në Itali.”

Përsa i përket numrit të madh të armëve ilegale të përdorura nga grupet kriminale, Franco Roberti tha se “ata përdorin armë e municione lufte”.

Në territorin e provincës së Foxhias autoritetet italiane kanë sekuestruar “armë që vinin nga ish-Jugosllavia madje dhe “bazooka” (raketa anti-tanke të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore).”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al