Edhe pse Edi Rama nuk ndaloi në Memaliaj gjatë turit të takimeve që zhvilloi në qarkun Gjirokastër, diskutimet për arritjet e kësaj bashkie në 4 vitet e fundit i zhvillon drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro. E po kështu edhe një ceremoni me ata që cilësohen si “Krenaritë e Komunitetit”. Kumbaro ka publikuar listën e tyre dhe fotot e rastit nga ceremonia e organizuar teksa shkruan.
1.Stoli Selmani, mjeke qe edhe ne fundjave eshte ne krye te detyres.
2. Ferman Haska, ikone e futbollit ne Memaliaj por sidomos frymezim per klubet e reja sportive ne shkolla per çka kujdeset si per femijet e tij.
3. Sefer Shehu, doktorin qe mosha nuk e pengon aspak te jete ne pergjigje te cdo thirrje per ndihme mjeksore.
4. Refat Mema, fermerin e ri plot energji e fjalepak, qe u kthye nga emigracioni dhe i jep tokes gjithe begatine dhe dijen e perfituar plot pasion.
5. Memedie Mema, infermieren qe asnjehere nuk do e falenderojme sa duhet per sakrificat dere me dere e fshat me fshat gjate pandemise.
6. Merkur Cukalla, profesori qe ka formuar breza te tere profesionistesh.
7. Luftar Muhameti, ish minatori si kujtese e gjalle e historise se qytetit te minatoreve.
8. Sokol Metushi, nje blegtor qe nuk shfaqet ne publik por kur shikon se si e ka mbareshtuar tufen me krere te imet e me gjedhe, si ia ben yzmetin punes falenderimi per ate qe ben eshte shume pak.
9. Hetem Bajrami, qe u rikthye ne vendlindje me gjithe familjen per te hapur nje nga bujtinat me te bukura te Qarkut, Vila Sofia ne Gllave ku duhet patjeter te vini per te kuptuar se, deri sot, nuk keni kuptuar asgje nga Memaliaj qe eshte bekuar me toke, Vjosen dhe njerezit, por qe duhet te kete edhe vemendjen e te gjitheve per t’ia zbuluar thesaret!
Te tille personalitete Memaliaj ka plot, dhe te tilla takime do te vijojme t’i bejme sepse u jemi borxhlinj! Mirenjohje dhe respekt per shqiptaret e punes dhe te mendjes.