• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kosta Barka duhet të marrë mandatin e Tritan Shehut në Gjirokastër, Dropulli s’mund të jetë pa deputet në Parlament

27/03/2019
Kosta Barka duhet të marrë mandatin e Tritan Shehut në Gjirokastër, Dropulli s’mund të jetë pa deputet në Parlament

Ish-ministri i Punës, Kosta Barka do të jetë ditët e ardhshme ndoshta para dilemës më të madhe të jetës deri më tani. Të hyjë në Kuvend si deputet, duke marrë mandatin e lenë nga Tritan Shehu në Gjirokastër apo t’i bindet verbërisht vendimit absurd të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit? Kjo është çështja!

Pasi Mimoza Çomo refuzoi të pranonte mandatin, radha do t’i vijë Kosta Barkës. Ai është renditur i treti në listën e PD-së në qarkun Gjirokastër për zgjedhjet e qershorit 2017. Me dorëheqjen e Vangjel Tavos, minoriteti grek në Dropull nuk e ka më një deputet në Parlament. Mungon natyrisht edhe Vangjel Dule.

Të lësh pa përfaqësim në Kuvend një numër të madh banorësh të Dropullit vetëm për shkak të krizës së lidershipit të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, është një vendim i gabuar. Prandaj Kosta Barka duhet ta pranojë mandatin e deputetit dhe të hyjë në Kuvend, njësoj siç bëri bashkombasi i tij Ligoraq Karamelo në Korçë. Barka e di shumë mirë që valenca më e madhe politike është pikërisht në Parlament, jo në kafenetë apo restorantet e Dropullit dhe as në takimet me Tritan Shehun e Dasho Alikon në Gjirokastër.

Ish-ministri është drejt fundit të karrierës politike. Nuk ka më asnjë shans që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të hyjë në Kuvend si deputet. Ndoshta s’ka për të qenë në lista as thjesht si numër. Kjo është mundësia që ai duhet të mos e shpërdorojë. Të pranojë mandatin e lënë nga Tritan Shehu dhe të përfaqësojë Dropullin e Parlamentin e Shqipërisë.

Nuk është mëkat dhe as turp që Kosta Barka të futet në Kuvend. Ai merr një mandat si pjesë e listës së partisë së tij. Nuk po ndryshon parti dhe as po bën pazar. Demokracia është pjesëmarrje, jo përjashtim. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë dalë nga Kuvendi për hallet e veta. Kosta Barka duhet të hyjë në Kuvend të përfaqësojë dropullitët, të cilëve u kërkoi votat 2 vjet më parë.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al