Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka lënë në burg tre punonjës të Kadastrës së Sarandës, përkatësisht Vasil Lango, Saimir Braho dhe Erliton Ymeri , dhe ish drejtorin Andri Dhima, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Të katër zyrtarët u ndalusn javën e kaluar gjatë operacionit “Heshtja 2”, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Kozeta Statha që mbante pozicionin e drejtores deri para një viti.