• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Konvikti në Gjirokastër dhe shtëpia e të moshuarve në Libohovë, dy vende të reja për të izoluar emigrantët e ardhur nga Greqia

15/04/2020
Libohova do të ketë Planin e Përgjithshëm Vendor, bashkia njofton dëgjesën e parë publike

Rreth 60 persona të kthyer nga Greqia janë karantinuar me detyrim në hotele të ndryshme në Dropull, Gjirokastër, Teplenë e Përmet. Por pritet që ky numër të vijë duke u rritur, pasi në Kakavijë gati cdo ditë kthehen shqiptarë nga Greqia. Subjektet private të hoteleve po bëjnë rezistencë, duke mos pranuar të strehojnë për 14 ditë emigrantët e kthyer.

Në këto kushte autoritetet vendore po kërkojnë ambiente të reja për të akomoduar këta persona. Së fundi është kërkuar miratim nga autoritetet qëndrore në Tiranë, për shtëpinë e të moshuarve në Libohovë dhe konviktin e studentëve në Gjirokastër. Pritet që në këto dy godina të strehohen disa dhjetra emigrantë, pasi t’i nënshtrohen më parë edhe testit për Covid-19. Krahas akomodimit, problem më vete është edhe ushqimi. Fillimisht kryeministri Rama ka thënë se emigrantë e kthyer do të qëndrojnë në hotele me shpenzimet e tyre.

Por duket se ky skenar nuk po funksionon. Me të mbërritur në Kakavijë, ata deklarojnë se s’kanë para as për të paguar hotelin dhe as ushqimin. Ndërkohë ditë më parë prefekti i Gjirokastrës deklaroi se furnizimi me ushqim do të merret përsipër nga bashkitë.

Krahas vështirësive për të përballuar me ushqime familjet në nevojë, tashmë bashkitë do duhet që të sigurojnë vakte ushqimore edhe për emigrantët që do të bëjnë ciklin dyjavor nëpër hotele apo ambiente të tjera akomoduese si shtëpia e të moshuarve në Libohovë apo konvikti i vajzave në Gjirokastër. Problemi më i madh në të gjithë këtë histori është se askush nuk di të thotë se derisa do të zgjasë kjo pandemi, e cila ndër të tjera ka goditur edhe ekonominë. Turizmi është një nga sektorët që do të preket më tepër, por as sektorë të tjerë nuk ngelen pas.

©argjiroja.net 

Related Posts

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025
Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion
Kryesore

Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

05/07/2025
Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit
Kryesore

Afera e Bankers/ CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobo mbërrijnë në Gjykatën e Fierit

05/07/2025
Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër, finalizohen dy operacione (VIDEO)

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al