• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kontrollet nëpër rrugë, policia ‘bën namin’, 40 shoferë të arrestuar, 200 patenta të hequra, mbi 4500 gjoba

23/08/2021
Një ditë pas aksidentit tragjik, Policia në aksion: Vendosen 2668 gjoba dhe hiqen 66 leje drejtimi

40 shoferë makinash në pranga, 198 patenta të hequra dhe 4519 gjoba. Këto janë ndëshkimet për shoferët gjatë fundjavës, njofton policia.

Detaje nga policia:

Me qëllim përballimin e fluksit shumë të madh në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, në drejtim të Malit të Tomorit dhe në Korçë, përgjatë fundjavës, Policia e Shtetit forcoi kontrollet në rrugë, ndërkohë që ndëshkoi me arrestime, gjoba dhe heqje patentash disa drejtues mjetesh.

Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë që janë pezulluar 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë fundjavës, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë goditur 3 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht dy raste nga Policia Rrugore e Tiranës dhe një rast nga Policia Rrugore e Dibrës.

Nga Policia rrugore e Tiranës janë proceduar penalisht shtetasit B. D. dhe P. H., të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet që kishin kryer.

Nga Policia Rrugore e Dibrës u arrestua në flagrancë shtetasi D. C., 48 vjeç, banues në Bulqizë, pasi nga kontrolli me aparatin drager, ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.67 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.
Ndërkohë, në Shkodër, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës u arrestua shtetasi Y. H., 30 vjeç, banues ne fshatin Berdicë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, duke drejtuar mjetit tip “BMë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik për të ndaluar dhe në vijim, gjatë momentit të ndalimit nga efektivët e Policisë Rrugore, në afërsi të urës së Baçallëkut, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, me fjalë fyese dhe veprime të dhunshme punonjësit e Policisë Rrugore.

“Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep, se në të gjitha akset rrugore nacionale, duke filluar nga Rruga e Kombit e deri në Sarandë, ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike. Policia e Shtetit, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve edhe përgjatë ditë së sotme, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Kryesore

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës

16/09/2025
E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Don Xhoni ironizon me postim për zgjedhjet: Votoni për mua, tjetër s’bon

Don Xhoni ironizon me postim për zgjedhjet: Votoni për mua, tjetër s’bon

16/09/2025
Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al