Drejt Tiranës sot kishin udhëtuar nga Gjirokastra për të marrë pjesë në Kongresin e PS-së qindra delegatë dhe punonjës të administratës publike. Mes tyre ishte edhe Flamur Bime, ish-kryetari i Bashkisë Gjirokastër për tre mandate dhe më pas për dy vjet prefekt i qarkut.
Ndonëse në prag pensioni dhe i shkëputur nga jeta publike prej gati dy vitesh që kur Edi Rama e zëvendësoi me Astrit Aliajn në Prefekturë, Bime ruan lidhjet me partinë, madje është ende pjesë Asamblesë së PS-ë. Që pas përjashtimit të Koço Kokëdhimës nga partia, PS nuk ka bërë më zgjedhje për anëtarët e rinj të Asamblesë. Pritet që ky proces fillojë në muajt e ardhshëm në rastin më të mirë osë të lihet për pas zgjedhjeve lokale në rastin më të keq.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2017 pati një krisje mes Flamur Bimes dhe pjesës tjetër të PS-së. Shkak ishte mospërfshirja e tij në listën e kandidatëve për deputetë. Edi Rama e zëvendësoi me Flamur Golemin në listë. Kjo nxiti përcarjen dhe mënjanimin e Bimes nga PS. Kulmi arriti kur Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut Gjirokastër gjatë një interviste për Alpo Tv deklaroi se Flamur Bime nuk ishte duke punuar për fitoren e socialistëve në ato zgjedhje, duke lënë të kuptohet se ai po ‘flirtonte’ me LSI-në.
Atë kohë në qytet përflitej për nja pakt mes Bimes dhe Tavos, për takime të tyre dhe koordinim që votat nga radhët e mbështetësve të tij të shkonin për LSI-në. Sidoqoftë sot dy më vjet më pas ky moment duket i kapërcyer. Flamur Bime është ende mes socialistëve në kafene dhe Kongrese. Ndoshta dhe në fushatën për zgjedhjet lokale të qershorit 2019.
©argjiroja.net