Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka mbledhur në selinë rozë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje është vendosur që Kongresi i Partisë Socialiste do të zhvillohet më 29 shkurt. Rama, bashkë me anëtarët e kryesisë kanë diskutuar edhe për zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Mësohet se Raam ka dhënë urdhër që të gjithë deputetët, më datën 31 dhjetor, mbrëmjen e ndërrimit të viteve të jenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti. Nërkohë që në mbledhjen e qeverisë që do të bëhet në orën 11:00 pritet të merret edhe një vendim në lidhje me shpërblimin e pensionistëve.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat bënënjë bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë u bëri kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkoi më shumë rezultat në punë e tyre. Rama iu dha urdhër ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.