Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës nisur që nga fillimi i javës, ka vijuar me sulme ajrore nga Izraeli në Rripin e Gazës. Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë, në Gaza të paktën 87 persona kanë humbur jetën, mes tyre 17 fëmijë, ndërsa më shumë se 390 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Fotot më poshtë flasin sa mijëra fjalë për konfliktin që vazhdon prej vitit 1948.