• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koncensionet e dhëna nga qeveria, çdo shqiptar do të paguaj 53 euro në vit

13/11/2018
Impakti i rrugës Kardhiq-Delvinë: Gjirokastra dhe Saranda me ofertë të përbashkët turistike

Buxheti i shtetit do të paguajë 253 miliardë lekë ose mbi 2 miliardë euro për kontratat koncesionare dhe ato të partneritetit publik privat që janë miratuar deri më tani.

“Top Channel” ka përllogaritur angazhimet totale që qeveria ka marrë në buxhet përmes koncesioneve duke u bazuar tek lista e investimeve publike dhe relacioni i projektbuxhetit 2019 që Ministria e Financave i ka dorëzuar Kuvendit.

Sipas dokumentave, pjesa më e madhe e faturës vjen nga sektori i transportit. Më konkretisht bëhet fjalë për 5 kontrata, ku bëjnë pjesë mirëmbajtja e rrugës së kombit dhe ndërtimi i 4 rrugëve të reja, që janë Thumanë-Kashar, Rruga e Arbrit, Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Për të pesë këto koncesione buxheti i shtetit do të paguajë një faturë totale prej 154 miliardë lekë.

Por, veç koncesioneve të transportit, janë edhe 9 kontrata të tjera në fushën e shëndetësisë, menaxhimit të mbetjeve, arsimit dhe kontrollit fiskal, të cilat edhe këto paguhen nga buxheti. Për këto 9 kontrata të partneritetit publik privat, qeveria do të paguajë edhe 99 miliardë lekë të tjera gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre.

Pra, në total janë 253 miliardë lekë ose mbi 2 miliardë euro, të cilat do të paguhen nga buxheti, pa përfshirë koncesionet që qytetarët i paguajnë direkt nga xhepi si rrugët me pagesë, markimi apo kontratat e tjera.

Thuajse e gjitha shuma prej 2 miliardë eurosh do të paguhet brenda 13 viteve të ardhshme, përveç një kontrate e cila ka kohëzgjatje më të madhe. Pra, mesatarisht janë rreth 155 milionë euro në vit vetëm për kontratat ekzistuese, pa përfshirë ato që mund të jepen në të ardhmen.

Kjo do të thotë se për 13 vitet e ardhshme çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç do të paguajë mesatarisht mbi 53 euro çdo vit vetëm për koncesionet e buxhetit, gjithmonë nëse popullsia qëndron kaq sa është tani dhe nuk tkurret më shumë./TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al