• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komunikonte me të dyshuarin për atentatin ndaj prokurorit, modelja e njohur merret në pyetje nga policia

07/11/2019
Komunikonte me të dyshuarin për atentatin ndaj prokurorit, modelja e njohur merret në pyetje nga policia

“BalkanWeb” ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit, te mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi makina e prokurorit Arjan Ndoji, në të cilën ndodhej edhe shoferi i tij, Andi Maloku, dhe një njeri i njohur i botës së krimit, Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Pak më parë “BalkanWeb” raportoi se është marrë në pyetje mikesha e personit të vetëm të arrestuar deri më tani si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rrajës, që ishte një modele e njohur.kejvina-2

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbuluar se bëhet fjalë për një vajzë mjaft të njohur të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut, dhe që është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë për “BalkanWeb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës./ Burimi: Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al