• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komisioni i Vettingut mblidhet për tre ditë në një resort luksoz të Vlorës, nuk tregojnë sponsorin privat të financimit

08/01/2022
Komisioni i Vettingut mblidhet për tre ditë në një resort luksoz të Vlorës, nuk tregojnë sponsorin privat të financimit

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zhvilloi analizën e procesit 4-vjeçar të vetingut në një resort luksoz në Vlorë dhe e financoi atë me paratë e një kompanie private –emrin e së cilës vazhdon ta mbajë të fshehtë në cenim të transparencës, llogaridhënies dhe besimit të publikut.

Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’.

Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi resortin luksoz si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit.

Aktiviteti me temë “Raport dhe Strategji” u zhvillua më 30 shtator, por dymbëdhjetë komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit administrativ u akomoduan në hotel për dy net fjetje dhe u kthyen në Tiranë më 1 tetor.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre. Por ndryshe nga anëtarët e KPK-së, ata nuk i shijuan shërbimet e luksit të hotelit për “arsye etike”.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk qëndruan në resortin luksoz për arsye etike, pasi sipas rregullores, nuk u lejohet që të qëndrojnë në hotele që vlerësohen mbi nivelin mesatar të zonës ku gjenden,” i tha BIRN në kushtet e anonimatit një burim në dijeni të aktivitetit.

Shqetësimet për cenim të etikës apo të perceptimit publik mbi komisionerët e vetingut nuk ishin pikëpyetjet e vetme mbi aktivitetin e zhvilluar shtatorin e vitit të kaluar.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e aktivitetit të KPK-së u paguan nga një kompani private – duke ngritur shqetësime edhe për konflikt të mundshëm interesi.

“Marina Bay” është një ndër komplekset më të shtrenjta në bregdetin e Vlorës dhe jashtë sezonit të verës ofron dhoma që variojnë nga 72 euro [me pamje nga rruga] deri në 171 euro [suita deluxe].

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i tha BIRN se të gjitha shpenzimet e aktivitetit kishin kushtuar në total 300 mijë lekë.

“Kjo kosto është përballuar me mbështetjen financiare të një kompanie/ sipërmarrje private, përmes një agjencie… pa ndikuar në fondet e buxhetit të shtetit të akorduar për KPK-në për vitin 2021,” tha sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani në një përgjigje me shkrim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi të bënte publike emrin e kompanisë private dhe pronarët e saj, duke përdorur si pretekst një klauzolë konfidencialiteti në marrëveshjen e sponsorizimit të lidhur mes tyre.

Në shkelje të transparencës dhe llogaridhënies, emri i kompanisë vazhdon të mbahet i fshehtë edhe pasi KPK u urdhërua nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit që të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes me kompaninë private që financoi aktivitetin.

Sponsori ‘sekret”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi, me qëllimin e pastrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Më pak se një vit nga përfundimi i mandatit kushtetues, KPK është ende larg përfundimit të procesit të vetingut për magjistratët në Shqipëri. Një nismë për zgjatjen e mandatit të KPK-së deri në përmbylljen e plotë të procesit është duke u shqyrtuar aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përgjatë historikut 4-vjeçar të vetingut, shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia.

Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Prej 5 tetorit, BIRN i ka kërkuar Komisionit që të vendoste në dispozicionin dokumentet e financimit të aktivitetit të zhvilluar në Vlorë. KPK iu përgjigj disa pyetjeve, por refuzoi në mënyrë të përsëritur që të vendoste në dispozicion emrin e kompanisë që pagoi për akomodimin e komisionerëve në resortin luksoz.

“Një pjesë e informacioneve të diskutuara në këtë aktivitet janë konfidenciale, po ashtu organizimi dhe zhvillimi i këtij aktiviteti përmban klauzola kontraktuale që e kufizojnë aksesin e palëve të treta jashtë aktivitetit,” tha sekretari i Përgjithshëm i KPK-së, Edmond Verçani.

Pas ankimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK vendosi të dispozicion të BIRN një kopje të anonimizuar të “marrëveshjes së sponsorizimit”, e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i KPK, Edmond Verçani, kompania private dhe një agjenci e ofrimit të shërbimit.

Nga dokumenti janë fshirë emrat e kompanive private si dhe numri i protokollit të shkresës.

Marrëveshja e sponsorizimit mban datën 14 qershor 2021, por është protokolluar katër ditë më vonë në KPK. Ajo i shtrin efektet një muaj pas nënshkrimit të saj, ndërkohë që aktiviteti u zhvillua rreth tre muaj e gjysmë më vonë.

Në kontratë, sponsorizuesi merr përsipër të mbështesë Komisionin për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”; për udhëtimin dhe akomodimin e të gjithë stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë si dhe për organizimin e workshopit në katër seksione.

Ndryshe nga sa u përgjigj KPK për BIRN, vlera e sponsorizimit në marrëveshje është 3 mijë euro dhe jo 300,000 lekë.

Nga sa kuptohet në nenin 4 të marrëveshjes, kompania sponsorizuese duket se operon në fushën e sigurimeve – e dhëna e vetme që rezulton të mos jetë anonimizuar. Në fund, kompania private deklaron se asnjë punonjës i palës përfituese nuk zotëron interes privat në mënyrë të drejpërdrejtë apo të tërthortë me sponsorizuesin.

Fshehja e emrit të kompanisë sponsorizuese u konsiderua prej Komisionerit Besnik Dervishi në shkelje të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Gjithashtu, Komisioneri vëren se e drejta për t’u informuar është një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar nga neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kjo e drejtë duhet parë e lidhur ngushtë me parimin e transparencës dhe llogaridhënies, si një shtyllë tjetër themelore e shtetit të së drejtës,” vlerëson komisioneri Dervishi, i cili urdhëroi KPK-në që të vendoste në dispozicion një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit.

Ky vendim mbetet i pazbatuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, KPK nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse pranimi i pagesave nga një kompani private linte shteg për konflikt interesi dhe cenim të besimit publik te sistemi i drejtësisë./ BIRN

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al