• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis punën për gjetjen e kandidatëve për 6 marsin, sytë nga aleatët e Bashës

20/01/2022
Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis punën për gjetjen e kandidatëve për 6 marsin, sytë nga aleatët e Bashës

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë nisur të parin proces përzgjedhjeje kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso sqaron se deri në 30 janar kandidatët dhe degët në 6 bashki të vendit do të kenë mundësi të regjistrojnë emrat që do t’i nënshtrohen procesit të selektimit.

“Me vendim të Komisionit të Rithemelimit është vendosur çelja e procesit të primareve. Për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 6 Marsit”, thotë ai.

Pa logon zyrtare të PD por të bindur se kanë shumicën brenda PD, Komisioni i Rithemelimit është gati t’i marrë PD aleatët me të cilët ishte në aleancë në zgjedhjet e 25 prillit, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Jemi në kontakt me të gjithë ata që garuan në zgjedhjet e fundit lokale kundër PS dhe Ramës. Jemi konfident dhe besimplotë që nesër apo pasnesër të kemi një përfundim me secilin aleat”.

Kreu i PAA, Agron Duka pranon se ka takuar Berishën por tregohet i kujdesshëm të flas për një aleancë me të.

“Me Bashën nuk jemi takuar. Nuk kemi asnjë lloj ftese. Gjasat janë që nuk do ketë takim. Sepse për një javë fillojnë regjistrimet. Nga zoti Berisha kemi pasur takim Unë personalisht e kam takuar. Kemi vendosur të mbështesim një kandidaturë që na duket më e përshtatshme për një bashki të caktuar.

Kjo mund të jetë e një grupi apo edhe një grupi tjetër. Bërja e një koalicioni me Bashën tashmë nuk është se kemi ndonjë kërkesë, por me Berishën që kemi një farë kërkese nuk i ndihmon bashkimit, por i ndihmon përçarjes”, shprehet Duka.

Por në kushtet kur KQZ njeh zyrtarisht Lulzim Bashën nën logon e PD, si do të regjistrohet në këto zgjedhje Komisioni i Rithemelimit?

“Ka shumë modalitete si kandidatët tanë mund të regjistrohen”, thotë Ivi Kaso.

Formula e konsesusit që kreu i LZHK, Dashamir Shehi propozoi një ditë më parë ishte ngritja e një komisioni me përfaqësim të gjerë opozitar për të zgjedhur vetëm një kandidat në opozitë./abc

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e Kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian
Lajme

Eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e Kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian

19/05/2022
Lirohet para kohe nga burgu “shqiptari më i urryer” në SHBA e botë
Lajme

Lirohet para kohe nga burgu “shqiptari më i urryer” në SHBA e botë

19/05/2022
Demokrati me shishen e rakisë në takimin e Berishës: Basha na bëri mu*in në mes të shtëpisë, po shkoi Rama në xhenet, unë le të digjem në xhenem
Lajme

Demokrati me shishen e rakisë në takimin e Berishës: Basha na bëri mu*in në mes të shtëpisë, po shkoi Rama në xhenet, unë le të digjem në xhenem

18/05/2022
Operacioni “Fshesa” në Greqi, ekstradohen 75 emigrantë
Lajme

Operacioni “Fshesa” në Greqi, ekstradohen 75 emigrantë

18/05/2022
Moti ndryshon papritur, ja çfarë do të ndodhë në fundjavë
Lajme

Mos u gëzoni për motin, ja çfarë parashikohet prej pasdites

18/05/2022
Sali Berisha: Unë jam misionar, do shpëtoj Shqipërinë nga Rama
Lajme

Sali Berisha: Unë jam misionar, do shpëtoj Shqipërinë nga Rama

18/05/2022

Te fundit

E rëndë/ Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

E rëndë/ Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

19/05/2022
Shqipëria blen sistemin MUSON për të monitoruar kufijtë tokësorë (Detajet)

Shqipëria blen sistemin MUSON për të monitoruar kufijtë tokësorë (Detajet)

19/05/2022
Eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e Kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian

Eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e Kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian

19/05/2022
Lirohet para kohe nga burgu “shqiptari më i urryer” në SHBA e botë

Lirohet para kohe nga burgu “shqiptari më i urryer” në SHBA e botë

19/05/2022
Përplaset autobusi plot me shqiptarë, 20 të lënduar

Përplaset autobusi plot me shqiptarë, 20 të lënduar

19/05/2022

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

E rëndë/ Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

E rëndë/ Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 1 i vdekur, 5 të zhdukur

19/05/2022
Shqipëria blen sistemin MUSON për të monitoruar kufijtë tokësorë (Detajet)

Shqipëria blen sistemin MUSON për të monitoruar kufijtë tokësorë (Detajet)

19/05/2022
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al