Gary Kokalari, themelues i organizatës së “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar në Shtetet e Bashkuara për të promovuar institucionet demokratike në Shqipëri, flet për gazetën Dita pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës. Kujtojmë se Kokalari ishte themelues dhe drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ndërsa ka ngritur zyrën e parë lobuese për shqiptarët në Uashington. I pyetur nëse duhet të ketë njerëz të tjerë që t’u ndalohet hyrja për në SHBA, Kokalari ka dhënë këtë përgjigje:
Unë mendoj se nuk ka bojë të mjaftueshme në stilolapsin tuaj për të plotësuar një listë të tillë. Por unë mund të mendoj për dy njerëz të cilët, për mendimin tim, duhet të shkojnë drejt e në krye të listës. Unë nuk do të përmend emra. Në vend të kësaj, unë do t’ju jap disa të dhëna që mund të kuptohen lehtësisht se cilët janë ata. Njëri është një njeri që duhet të marrë një Oskar për rolin që ai luajti si një zyrtar i korruptuar i qeverisë në një video të prodhuar nga Dritan Prifti. Dhe tjetri është një ish-Ministër i Mbrojtjes i cili dihet që është koleksionist i orëve të bukura. A mund ta merrni me mend kush janë ata?