• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Klodian Lekocaj urdhëroi ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë? Mesazhi i tij nga burgu: Unë kreu i mafies?! S’kam lekë të blej asnjë paketë cigare! Këtu vrasjet i organizon…

27/12/2022
Klodian Lekocaj urdhëroi ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë? Mesazhi i tij nga burgu: Unë kreu i mafies?! S’kam lekë të blej asnjë paketë cigare! Këtu vrasjet i organizon…

Emri i Klodian Lekocajt, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, ka qenë ditëve të fundit shumë i lakuar, pasi dyshohet se ai ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë. Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale e ndërsa i kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019.

Klodian Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë pjesë e së cilit ishte Brahim Brahimaj, Olti Duçe që u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos. Ai njihej si kreu i mafies së burgjeve në Greqi, mirëpo këtë vetë Lekocaj nuk e pranonte, duke e cilësuar vetën si të pafajshëm.

“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.

Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.

Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja, por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniak dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.

Më caktuan një avokat, por ai më la pasi mori vesh se kush isha, ende nuk e kam zyrtarisht akuzën në dorë. Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.

E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua. Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Nuk duroj dot që shqiptarët të na vrasin. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?

Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”, thuhet në video mesazhin e tij në 2019./Tromaktiko.gr

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin
Kryesore

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025
Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

Diaspora vendos ndarjen finale të mandateve në Vlorë, PS synon të nëntin, Lapaj synon të parin

13/05/2025

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al