Një i moshuar nga Memaliaj u kallëzua në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi në një kasolle pranë banesës së tij iu gjet 14 kg kanabis. Ngjarja ndodhi një ditë më parë thotë policia në fshatin Rabie.
“Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen K.M, vjeç 87, banuese në fshatin Rabie Memaliaj, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, nga kontrolli në një kasolle pranë banesës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 14 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.