Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tatzat”. Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Policia njofton se sërbimet e Komisariait të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.