• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kishte mbushur BMW-në me klandestinë, arrestohet 21-vjeçari në Gjirokastër

10/04/2022
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Një i ri 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm me automjetin e tij tip BMW.

Sipas njoftimit, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, policia i bëri shenjë ndalimi makinës tip “BMW” ku udhëtonte shtetasi me iniciale I.T. dhe 5 emigrantë të paligjshëm, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia në vendin e quajtur “Kryqëzimi poshtë Kalasë”.

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kotrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 13”. Transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar duke rezikuar jetën e punonjësve të policisë, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta.

Pas hetimeve paraprake, identifikohet dhe vihet në pranga edhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 13”.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, shërbimet e policisë në bazë të informaciove të grumbulluara, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “BMW” me drejtues shtetasin I. T., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonëjsve të polciisë. Pas disa minuta ndjekjeje në vendin e quajtur “Kryqëzimi poshtë Kalasë” Tepelenë, shërbimet e polciisë kanë kapur shtetasin I. T., i cili pasi kishte dalë nga rruga me mjet, e kishte braktisur atë dhe tentoi të largohej por është vënë në pranga nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit shërbimet e policisë kanë konstatuar 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.

Në vijim të operacionit pas hetimeve paraprake të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, është bërë i mudnur identifikimi i organizatorit të këtij rasti, ku falë bashkëpunimit me komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T, 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë (organizator i kësaj veprimtarie kriminale).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

 

Related Posts

Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Zhvatja përmes Call Centre, SPAK zbardh operacionin te kulla në Tiranë

18/01/2026
Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie
Kryesore

Paradoksi shqiptar/ Çmimet e pronave pritet të shtrenjtohen, edhe pse kërkesat janë në rënie

18/01/2026
11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë
Kryesore

11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë

18/01/2026
Kryesore

Bordi i Paqes, Rama tregon 3 gënjeshtrat

18/01/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)
Kryesore

Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)

18/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

Bia Khalifa konfirmon: Telefoni i Albes u gjet brenda BBV Kosova 4

18/01/2026
Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia!

Në gjendje të rënduar emocionale, Alba kërkon largimin nga shtëpia!

18/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al