25 vjeçari me origjinë nga Kosova dhe banim në Suedi, i cili u rrëzua gjatë natës nga një lartësi, është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës. Mjekët duke parë gjendjen e rëndë të tij kanë vendosur transportimin e tij drejt Tiranës.
NGJARJA
Rreth ores 01:50 ne rrugen ”Onhezmi” para 15 kateshit eshte rrezuar aksidentalisht nga nje lartesi 3 meter shtetasi U. K 25 vjec me origjine nga Kosova dhe banim ne Suedi. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar forcat e policise dhe ambulanca. I plagosuri ka marre demtime ne koke dhe eshte ne gjendje kome. Policia vijon hetimet per shkaqet por paraprakisht dyshohet se ka perdorur pije te ndryshme alkolike.