Këngëtarja dhe moderatorja, Klea Huta, ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, moderatorja ka treguar se virusin e ka kaluar me simptoma ku më shumë vështërsi ka pasur në nuhatje. Po ashtu ajo thotë se e kishte kapur paniku se nuk do të mundte të nuhasë sërish ashtu si më parë.
“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme. Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale.Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë janë infektuar 42,148 persona dhe kanë humbur jetën 889 persona.