Sigurisht që paratë është e rëndësishme të mbahen në bankë, por ka edhe përjashtime. Mund të ndodhë që të keni disa para, ende pa i çuar në bankë dhe të ndodhë një emergjencë që duhet të ikni nga shtëpia. Ku t`i fshehësh? Ku të duash, vetëm jo në këto 7 vende.
Jo në kopsht
Fqinji mund të të shikojë teksa i gropos.
Kafshët shtëpiake mund të gërmojnë.
Shiu mund t`i njomë.
Poshtë çarçafëve
Mos mendo se meqë fle mbi to është vendi më i sigurt. Se hajduti s`vjen në shtëpi kur je ti. Vend ii parë që do i shkojë në mendje është pikërisht poshtë dyshekut.
Në qeset e pazarit
Mendon se aty nuk do i shkojë mendja hajdutëve dhe ke të drejtë. Po sikur t`i duhet një qese për gjërat e tjera që do vjedhë. E kështu të merr pa ditur edhe paratë.
Në portofol dhe çanta të vjetra
Vetëm ti e di që s`e përdor më, hajduti s`di gjë.
Në koshin e rrobave të palara
Mendon se ata s`do i futnin duart në rrobat e tua të palara. Po sikur t`i duhet koshi për të transportuar dhe fshehur diçka?
Pas kornizave
Vendi klasik ku qëndron kasaforta.
Në kasafortat e vogla dhe të lehta
Sa më e rëndë, ose nëse është e ngjitur në mur, aq më mirë.