• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Këtë verë s’ka koncerte, ja sa para do të humbin këngëtarët shqiptarë

30/05/2020
Këtë verë s’ka koncerte, ja sa para do të humbin këngëtarët shqiptarë

Artistët janë ndër më të prekurit nga kriza ekonomike e periudhës së pandemisë. Pas kufizimit dhe ndalimit të koncerteve, lokaleve të natës apo dhe dasmave, ata kanë qenë pa kurrfarë mbështetjeje ekonomike gjatë kësaj periudhe 3-mujore.
Por sa i prek kjo gjë ekonomikish nëse do të flasim në gjuhën e shifrave?!

“Prive.al” ka llogaritur humbjet e disa prej këngëtarëve më të njohur nga Tayna te Ledri Vula, duke marrë një situatë hipotetike që këtë verë s’do të mbahen koncerte.
Dhe sipas përllogaritjeve, një prej artisteve që do të ketë më shumë humbje financiare është Tayna.
“Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera”, shkruan “Prive.al”.
Ledri Vula do të ketë rreth 400,000 euro humbje.
Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet të humbasin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi, i cili vetëm pak ditë më parë pyeti publikisht: A do të këndojmë këtë verë apo jo?

Nëse mbesin në fuqi masat e ndalimit të koncerteve, situata nuk duket pozitive as për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqin, Danin e Labinot Tahirin. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.
Kostoja e anulimit të koncerteve të Gjikos, Rinës, dhe Feros, këtë sezon do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro.
Aktualisht ende nuk ka dritë jeshile për lehtësimin e koncerteve apo lejimin e muzikës live në lokale nate, Situata pritet të qartësohet përgjatë muajit qershor, në fazën e tretë të lehtësimit.
/Prive.al

Related Posts

“Ka shpifur për moralin tim”/ Lorna Hysa paralajmëron padi penale dhe civile ndaj gazetarit
Paparazzi

“Ka shpifur për moralin tim”/ Lorna Hysa paralajmëron padi penale dhe civile ndaj gazetarit

25/01/2026
Pasuria neto e Khaby Lame: Sa para ka TikToker pasi shiti kompaninë e tij?
Paparazzi

Pasuria neto e Khaby Lame: Sa para ka TikToker pasi shiti kompaninë e tij?

25/01/2026
Nëna e Brikenës flet për herë të parë pas takimit me vajzën dhe Mateon
Paparazzi

Nëna e Brikenës flet për herë të parë pas takimit me vajzën dhe Mateon

25/01/2026
Kur hyn i treti në mes: Pse na magnetizojnë lidhjet “treshe” në reality show?
Paparazzi

Kur hyn i treti në mes: Pse na magnetizojnë lidhjet “treshe” në reality show?

25/01/2026
Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare stilisti i njohur i flokëve, zbulohet shkaku
Paparazzi

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare stilisti i njohur i flokëve, zbulohet shkaku

25/01/2026
Bora Zemani flet për raportin e Donaldit me Beatrixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien
Paparazzi

Bora Zemani flet për raportin e Donaldit me Beatrixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

25/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga një gol për secilën skuadër, Roma dhe Milan ndajnë pikët

Nga një gol për secilën skuadër, Roma dhe Milan ndajnë pikët

25/01/2026
Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

Shaqiri fantastik në Zvicër, realizon 3 gola, merr notën maksimale pas ndeshjes (VIDEO)

25/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al