Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që atij t’i hiqet mandati, sepse nuk deklaroi një dënim për falsikifim dokumentesh.
Por Tërmet Peç ka vijuar detyrën normalisht dhe akuzat ndaj tij vijnë sipas “punës së pistë të PD-së”, ka deklaruar ai.
“Shikoni çfarë pune e madhe është bërë, mos u merrni me gafat që bëj unë”, -thotë ai për gazetarët e ardhur nga Tirana në Tepelenë.
Peçi shfaqet me ministrin e Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, pikërisht në ditën e shkarkimit të këtij të fundit. Banorët e falenderojnë për rrugët e shtruara, por Peçi diplomat thotë: Falenderoni Edi Ramën, jo mua, shkruan GSH.
Duke treguar rrugët që po shtrohen, Peçi shprehet se firmave u kërkon të bëjnë më shumë nga projekti që kanë.
“Kur erdhi Rama këtu i ngeci këmba në trotuar dhe me tha ça ke bërë, tregon Peçi. I thashë që duhen lekë. Ja kam marrë “Komandantit” lekët dhe janë bërë gjithë këto investime, vazhdon ai, duke e thirrur Kryeministrin me këtë titull.
Duke treguar rrugët e shtruara me gurë të punuar dhe që i ka marre nga Dropulli e Berati, Peçi tregon një histori: “E shikoni këtë rrugë? Erdhi Flamur Bimja këtu dhe më tha: Aaa me këtë më ke sfiduar mua!”, -thotë Peçi.