Nga Elizabeth Bernstein
Duket sikur shumë njerëz kudo që janë ja shprehin nervat çdo kujt që do t’i dalë para, qofshin këta burra apo gra. Tashmë duket sikur të gjithë janë të irrituar me diçka. Jam dakord që shumë njerëz nuk janë në ditët e tyre më të mira. Tashmë njerëzit janë më shumë të stresuar se sa të gëzuar , pasi jetesa është bërë me e vështirë. Por ka nga ata njerëz që janë thjesht të pasjellshëm pa marrë parasysh se çfarë ndodh.
Kohët e fundit kam shkruar për personat bullistë, të cilët janë disa që përdorin të gjithë forcën e tyre për të frikësuar apo dëmtuar dikë që është më i dobët se ata. Një njëri i tillë nuk mund të përshkruhet thjesht si dikush me nerva. Ballafaqimi me një njeri të nevrikosur është një proces me dy pjesë.
E para: Mos u angazhoni, pra të mos vijoni diskutimin e tij dhe veçohuni.
E dyta: Mos harroni, ju mund të komunikoni më vonë me atë person për ta ndihmuar, pra ju mund t;i ndihmoni ata të ndryshojnë sjellje dhe sa më shumë të komunikoni me atë person aq më shumë do ta ndihmoni.
Nëse nuk keni kontakte të përditshme me një njeri të tillë qëndroni të qetë dhe të sjellshëm dhe mbi të gjitha jini mirënjohës për faktin se nuk jeni një person që përcjell negativitet.
E di që nuk është e lehtë të qëndrosh pozitiv kur dikush sillet keq me ju. Unë sugjeroj t’i rikujtoni vetes se kush jeni në ato momente. Ndërsa më pas krijoni një hapësirë me veten për t’u “rikuperuar” dhe për të qenë më të shëndetshëm emocionalisht. Asnjë shqetësim, qoftë edhe më i vogël fare nuk ju bën mirë.
Në raste të tilla mendoni se kjo nuk është asgjë dhe merrni frymë thellë dhe do të jenë më i fortë për të ecur përpara.
*Elizabeth Bernstein, psikologe e cila është e përqendruar në eksplorimin e psikologjisë sociale dhe aspektet e shumëfishta të ndërveprimeve njerëzore. (The Wall Street Journal, gazeta “Si”)