Kolegji Zgjedhor ka dhënë ‘Ok’ sot për të tjera këshilla bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershort. Mes tyre është edhe Këshilli Bashkiak Gjirokastër dhe Këshilli Bashkiak Libohovë. Tashmë pritet të të bëhet konstituimi i tyre dhe kryebashkiakët e rinj të nisin punën. Në Gjirokastër Flamur Golemi zëvendëson Zamira Ramin, ndërsa në Libohovë Luiza Mandi vijon për një mandat të dytë. Konstituimet pritet të zhvillohen javën e ardhshme.
©argjiroja.net