• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërkohet një opozitë!

10/01/2022
Kërkohet një opozitë!

Nga Dritan Hila

Ngjarjet e së shtunës i vunë kapakun karrierave politike të palëve. Skenat që përjetuam ishin tej përfytyrimit të njerëzve normalë në një vend normal. Sulmi i një pjese të militantëve mbi godinën e selisë, rrahja e kundërshtarëve, beteja e stilit mesjetar në mes të Tiranës së shekullit të 21, me siguri do të habisë pasardhësit tanë.

Nisur nga zhvillimet e 8 janarit, është e kotë të diskutosh zgjedhjet e 25 prillit. Ka qenë një shpëtim që Edi Rama nuk humbi. Përballë kësaj partie parapolitike dhe njerëzve që ende në vitin 2022 nuk kanë konceptin e garës dhe të institucioneve, marrja e pushtetit nga PD dhe aleatët e saj do të ishte një kthim mbrapa. E kanë inat apo e urrejnë; është autokrat apo kaq di, të paktën Rama i ka aq tru në kokë sa mos t’i vërë dinamitin shtëpisë së tij dhe ofrojë perëndimit skena tribale të ngjashme me Afrikën e Zezë.

Kurse nga pala tjetër kemi një Berishë që i vuri kapak karrierës së tij. Nuk ishte në gjendje që edhe në moshën 78 vjeç, të fitonte mençurinë apo urtësinë e një plaku. E pamë të drejtonte skuadronet e sulmit. Kjo tregon që jo vetëm nuk ka ndryshuar por ka mbetur edhe pa kaporalë. Tashmë nuk ka kohë të riparojë asgjë. Kush i shkon pas me shpresë se do të rrëzojë Bashën dhe pastaj ata do të rrëzojnë Berishën, e pakta është naiv.

Kurse krahu i Bashës ra në nivelin e Berishës. Në vend që ta përballonte politikisht qysh se filloi kjo betejë, u mjaftua të strukej dhe më shumë sesa përballjes ideore, i besoi shulave dhe drynave. Më kurajë pati Roland Bejko në një ditë që u fut mes sulmuesve sesa gjithë stafi i PD zyrtare në katër muaj që po zhvillohet përleshja. Përveçse shmangu një fushatë takimesh me bazën e partisë ku të shpjegonte vendimet e tij, Basha nuk mund të vinte afër shqiptarëve vetëm nëpërmjet studiove televizive me njerëz që u çojnë nervat me zërin si pipëz apo me rekuizitë filmash japonezë të viteve ‘60-të.

Katër muaj ishin të mjaftueshëm për të parë që asnjëra palë nuk di të japë shpresë pas tetë vitesh opozitë. PD tregoi se në tetë vite opozitë jo vetëm që nuk diti të modernizohej por përkundrazi ka mbetur me të njëjtat figura që humbi në 2013-ën dhe me mendim politik të bunkerizuar dhe atrofizuar. Jo vetëm që nuk thithi elementë të rinj apo t’i hapë rrugë modernes por u tha, u rrudh dhe u vyshk. Vështirë se pas kësaj që ndodhi dhe me këta drejtues që janë në secilin grupim, elektorati i elaboruar i PD, ai që vërtet është properëndimor, shikon veten.

Ajo PD që kemi njohur, që ka fituar zgjedhjet, që mund të vijë në pushtet, ka vdekur. Ajo do të shpërndahet në një grup dhune të udhëhequr nga Berisha, një grup aparatçikësh të Bashës dhe një pjesë e cila do kërkojë një pol të ri ku të identifikohet. Këtë natyrisht nuk do ta bëjnë dot individë që i shohim të mbijnë gjashtë muaj para zgjedhjeve me sponsorizimin e ujqve të vjetër, por personazhe që i thonë diçka jetës publike dhe të palidhur me kënetën ku ka përfunduar PD dhe që dinë të prekin nervin e njerëzve të dëshpëruar dhe nuk e gjejnë veten në formacionet aktuale. Nuk ka edhe shumë kohë, përndryshe mos na duket çudi që opozita shqiptare të përfundojë në numra njëshifrorë siç ka ndodhur në Hungari apo Poloni, për mos shkuar më larg. Madje në një vend si Shqipëria, me traditë rudimentare shumëpartiake ka më tepër mundësi të ndodhë kjo./ Dritate.net

Related Posts

“Bota gjirokastrite është në zi për ty”, ndërron jetë Roland Çene
Kryesore

“Bota gjirokastrite është në zi për ty”, ndërron jetë Roland Çene

07/01/2026
Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

07/01/2026
Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)
Kryesore

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

07/01/2026
A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme
Kryesore

A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme

07/01/2026
Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë
Kryesore

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

07/01/2026
Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë

06/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Bylisi para Kupës, problemi kryesor mbetet porta

08/01/2026
Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo

Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Mashkull pervers, zhigolo

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al